Ambasadorja gjermane ka “zhveshur” petkun diplomatik për të treguar publikisht se pse kanë rënë investimet e huaja në Shqipëri. Duke folur në pritjen e organizuar nga Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë, Susanne Schutz tha se qeveria shqiptare nuk ka krijuar mjedis për biznes “fair” në Shqipëri.
“Investitorët dëshirojnë të dëgjojnë histori suksesi nga sipërmarrje, të cilat janë tashmë prezentë në tregun shqiptar. Ajo çka kërkojnë investitorët në Shqipëri është: siguri ligjore, transparencë dhe një administratë mirëfunksionale, efektive dhe jo të korruptuar.
Për fat të keq, shpesh investitorët gjermanë dhe të huaj, të cilët kanë tashmë përvojë në tregun shqiptar, kanë shprehur kohët e fundit dyshime serioze dhe shqetësime të shtuara në lidhje me një mjedis jo “fair” dhe solid në sektorin e ekonomisë në Shqipëri”, – deklaroi ajo.
Ministrja e re e Financave Anila Denaj e zënë ngushtë nga kjo deklaratë, premtoi edhe një herë atë që kanë premtuar edhe paraardhësit e saj se “rritja e eficencës së administratës tatimore dhe lufta ndaj korrupsionit nëpërmjet reformave në drejtim të konsolidimit fiskal dhe luftës kundër informalitetit janë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim”.
Kujtojmë se në vitin 2015 kancelarja gjermane, Angela Merkel vizitoi Tiranën dhe e vuri theksin pikërisht tek investimet gjermane në vendin tonë. Duket se pas afro 3 vitesh, Shqipëria jo vetem që nuk ka përmbushur premtimet para qeverisë gjermane, por ka bërë hapa pas.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...