Instituti GAP ka mbajtur tryezë “Ikja e fuqisë punëtore nga Kosova: Sa do të ndikojë pandemia dhe rregullat e reja të migrimit të Gjermanisë në këtë fenomen?”, raporton Ekonomia Online.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, tha se kanë lëshuar 5 500 viza dhe se duhet që të plotësohen kushtet ligjore nga të gjithë ata që duan të udhëtojnë në Gjermani.
“Asnjëherë nuk ka pasur dhe nuk ka një numër maksimal të migrantëve për të hyrë në Gjermani. Vizat për studim, arsim, bashkim familjar jepen pa ndonjë kufizim, vetëm a plotësohen kushtet ligjore. Ambasada e Gjermanisë ka lëshuar 5 500 viza për të gjitha llojet e punësimit”.
“Vitin e kaluar jam befasuar sesi Ambasada Gjermane ka arritur që të jap viza më shumë se çdo seksion tjetër. Jemi duke rritur numrin e stafit në seksionin e vizave. Lidhur me atë sesa viza do të lëshohen është e vështirë të them, e kemi një kuotë”.
Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Ilir Kapiti tha se ikja e të rinjve ka ndodhur si pasojë e keqmenaxhimit dhe korrupsionit shumë vjeçar.
“Kjo është si pasojë e një korrupsioni dhe një keqmenaxhimi”.
Nora Hasani, nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare tha se ikja e të rinjve nuk ta bëjë vetëm me mungesën e vendeve të punës, duke shtuar se 1/3 e të punësuarve po largohen nga Kosova, raporton EO.
“Çka po ndodh aktualisht në sektorin privat në Kosovë, mund të themi se pandemia e ka vështirësuar situatën. Edhe prej studimeve del se është sfidë që bizneset të rriten. 1/3 e të punësuarve po largohen nga Kosova dhe kjo është shumë shqetësuese”.
“Duhet të flasim më njerëzit, t’i dëgjojmë, nuk është vetëm mungesa e vendeve të punës, është më komplekse. Ajo që do t’i mbajë të rinjtë në vend është një vizion i qartë. Ne duhet të iu japim mundësi të rinjve”.
Gentian Gashi, hulumtues në GAP, tha se pandemia ka ndikuar edhe në migrimin e qytetarëve nga Kosova për në Gjermani.
“Në Gjermani Bruto Produkti vendor kishte rënë në 11.3 për qind mes tremujorit të parë dhe të dytë të vitit 2020, papunësia kulmoi në 6.4 për qind dhe vendet e punës ranë në 3.3 për qind”.
“Në të njëjtën kohë edhe në Kosovë shkalla e papunësisë arriti në 27.2 për qind ne tremujorin e dytë dhe numri i të punësuarve në tremujorin e parë të vitit 2020 kishte rënë për 50 mijë punëtorë. Pandemia ndikoi edhe në migrimin nga Kosova në Gjermani”, tha ai, raporton EO.
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...