Shkruan: Emanuel Bajra
Organizata të ndryshme botërore që merren me studimin e statistikave dhe performancës së ekonomive globale, kohëve të fundit kanë konkluduar se të dhënat e mëhershme për rritje ekonomike prej 2.9% do të duhej të mos priteshin me shumë optimizëm. Një ndër këto organizata është edhe Banka Botërore çka të dhëna I konfirmojë edhe FMN dhe OECD dhe Banka Qendrore Evropiane.
Ekonomistët nëpër bankat komerciale në Evropë dhe SHBA kanë informuar institucionet e tyre se sipas studimeve të shumta duke marr parasysh edhe politikat monetare pozitive dhe ato fiskale aktive, rënia e rritjes ekonomike globale nuk do të ketë fund, pra do të duhej të përgatitemi për një fazë stagnacioni që nuk prodhon as krizë por as rritje dhe mbajtje e standardit ekonomik të qëndrueshëm ose të kënaqshëm.
Performanca e shumë ekonomive globale duke filluar që nga ato të zhvilluara e deri te ato në zhvilli m, kanë përjetuar rritje ekonomike mediokre ose në rastin e ekonomive në zhvillim kjo rritje ka qenë nominale vetëm nëse marrim për bazë efektet multiplifikuese siç janë huat për të investuar në projekte kapitale ose edhe në rritje e ekspansion të aktivitetit ekonomik si rezultat I aktiviteteve të ngjeshura biznesore nga bizneset e mesme, hyrjet më të mëdha doganore si edhe shkëmbimi I importeve me eksporte stabile.
Po ashtu vendet në zhvillim ( njëra ndër to edhe Kosova ) kanë pasur një rritje të konsiderueshme në marrje donacionesh si edhe hyrje të likuiditetit në sistemin ekonomik që në masë të madhe vjen në formën e remitancave dhe aktivitetit ekonomik kryesisht të bazuar në Cash dhe pjesërisht ekonominë jo-formale që operon nën radarin e tatimeve dhe shtetit.
Zhvillimet teknologjike si edhe pushtimi I tr egjeve të varfëra me sistemin Apple të operatorëve mobil, internetit si edhe rrjeteve sociale, ka bërë të mundur që aktiviteti ekonomik të jetë më I kontrolluar por në një mënyrë ka rritur ofertshmërinë e operatorëve mobil , kërkim-punën, shtrirjen e aftësive punësuese nga ato mekanike në ekonominë e teknologjisë. Shembull I mirë I këtyre zhvillimeve globale është edhe Kosova pasi që ajo posedon me kompani të shumta vetë-punësuese dhe ndërmarrëse që kanë potencial të bëhen lider në ballkan e më gjerë.
Por megjithatë, pa marrur parasysh aspiratat dhe planet qeveritare që vijnë nga vendet në zhvillim, një gjë është e sigurtë se ato nuk e kanë mundësinë e daljes nga lëkura e tyre buxhetore për të ‘kënaqur’ epshet politike të partive qeverisëse.
Kjo për dy arsye, e para në rastin e Kosovës një rritje në bilancin buxhetorë të sajë do të mund të arrihej vetëm nëse vendi rrit eksporte t në rrelacion me importet si edhe nëse qeveria ka mundësi të shtypjes së parasë për ta furnizu popullin me cash të gatshëm për konsum – pra me fjalë të tjera Nuk ka shansë.
E dyta, nëse remitancat e diasporës do të mund të institucionalizoheshin sikurse në formën Izraelite ku organizatat e ndryshme të diasporës mbledhin paranë dhe fondet e tilla tranzaksionohen direkt në buxhetin e shtetit të Izraelit – pra me një fjalë tjetër E pa mundur në rastin e Kosovës sepse nuk ka vullnet politik dhe aftësi drejtuese për ta realizuar këtë të fundit.
E çka janë alternativat për vendin ? Nëse marrim parasysh kompleksitetin politik e social, atëherë alternativat janë minimale, po që se konsiderojmë konstelacionet e ekonomisë globale si edhe kapacitetit për shkatërrim që mundësisht ekonomia globale do të mund të përjetojë, atëherë Kosovës i mbetet vetëm një opsion për ta shpëtuar vetve ten – operimi nën ombrellën e dy valutave , asaj të euros dhe një të re të krijuar nga institucionet e vendit.
Ky propozim do të mund të jetë paksa radikal nga disa, por nuk është larg mendjes të marrim parasysh që masat e tilla do të mund edhe të ndodhin në një të ardhme të afërt si pasojë e ‘fyerjes’ monetare që vendet evropiane do të ndërmarrin si rezultat i mbi-shtypjes së tepërt dhe infinit të euros dhe stagnacionit të aktivitetit prodhues e eksportues.
Në këtë situatë do të krijoheshin mundësitë që Kosova të përfitonte nga një derdhje e parasë në xhepat e konsumatorëve evropian nga BQE si edhe në anën tjetër sikurse Banka Qendrore e Kosovës të shtypte paranë e sajë duke blerë bonot e thesarit të bankave komerciale dhe investimet kapitale direkte në infrastrukturë!
Kjo e fundi t kërkon që bankat komerciale të luajnë një rrol paksa më aktiv në zhvillimin dhe aktivitetin ekonomik të vendit përderisa trusti pensional të krijonte një margjinë përfitimi jashtë vendit dhe një përqindje e predestinuar për investime në bursat ndërkombëtare të iu ndryshohej orientimi dhe ai kapital të investohej në vend.
Përndryshe, duhet të jemi realist dhe pragmatist sepse rritja ekonomike deri ne 4-5% e Kosovës në letër apo konkretisht nuk do të thotë asgjë, ajo është vetëm një plotësim i një standardi për klasën e sotme politike ndërsa për popullin ajo nuk reflekton as edhe një gjysmë përqindje ndryshim në jetët e tyre! E kështu nuk bën të vazhdohet.
*****
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...