Vlera e Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK), nuk mund të bie, ashtu sikurse proklamohet shpesh në media nga menaxhmenti i kompanisë dhe Qeveria si aksionare saj . Kështu thotë në një intervistë për KosovaPressFlorin Aliu, njohës i çështjeve për vlerësim të kompanive.
Ai nga përvoja që ka me vlerësimin e kompanive të mëdha thotë se vlera e PTK-së sillet rreth 328 milionë euro. Ndërsa për mënyrën e privatizimit të PTK-së, thotë se më e mira do të ishte që Qeveria ta jap me koncesion menaxhimin në mënyrë që kompania të rikthehet në pozitë më të mirë.
Sipas tij menaxhimi jo i mirë i kompanisë sjell deri tek humbjet e të hyrave të kompanisë por jo me doemos kjo e ul vlerën e saj.
“Në bazë të kalkulimeve të mia që i kam bërë pasi që merrem me vlerësimet e kompanive, vlera e kompanisë duke i marrë disa presupozime për kompani, duke e marrë perspektivën e ardhshme të kompanisë mundësitë e hyrjeve të reja në treg , vlera e kompanisë sillet diku rreth 328 milion euro”, tha Aliu.
Ai shton se ka edhe indikatorë të tjerë që mund të ndikojnë te kompania, por thotë se me menaxhim të mirë të shitjes së produkteve do të arrihet të përmbushen humbjet nga inovacionet e reja teknologjike.
“Pak a shumë vlerën e kompanisë janë faktor të shumtë që e ndikojnë, duke filluar prej inovacionit, siç është Facebook, Viber, interneti. Janë faktorë inovativ të jashtëm të cilët ndikojnë në vlerën e kompanisë. Mirëpo ndikojnë edhe faktorët e brendshëm, menaxhimi i kompanisë. Na po e shohim që PTK nuk i ka diversifikuar produktet e veta që i ofron në krahasim me oponentin e vet Ipko…Prandaj në ekonominë e tregut një ndër mënyrat me ulë rrezikshmërinë e kompanisë është duke i shpërndarë produktet të cilat i ofron. Në qoftë se një prej produkteve nuk funksionon e ke produktin tjetër. Mirëpo ekziston një tendencë spekulative tek ne rreth vlerës së kompanive, kryesisht shtetërore dhe shoqërore të cilat menaxhohen prej Qeverisë, edhe këto që mbikëqyrën prej Agjencisë së Privatizimit”, tha Aliu.
Sipas tij, të vetmen mënyrë për të shpëtuar kompaninë, është që Qeveria të jap me koncesion menaxhimin e PTK-së. Pasi që siç thotë ai, Qeveria në këtë mënyrë që është duke u menaxhuar aktualisht e ka të pamundur të kontrollojë kompaninë.
“E vetmja mënyrë për me ja rritë vlerën është shitja e menaxhmentit .Vetëm menaxhimi duhet privatizuar ose me u dhënë me koncesion një kompanie të huaj. I kemi praktikat e vendeve të rajonit, jo vetëm në kompani por edhe Doganat sot po epen me koncesion kompanive për arsye se Qeveria e ka të pa mundur me menaxhu gjithë këto asete publike, duke i marrë parasysh edhe problemet ekonomike që ekzistojnë. Prandaj privatizimi i menaxhmentit, vendosja e trageteve të ri për menaxhmentin e ri që ka me ardhur atëherë kishte me qenë mënyra më e mirë për ringjalljen e kompanisë”, tha Aliu.
Ai konsideron se menaxhim profesional i ri në PTK do të ndryshonte komplet PTK-në. PTK vitin e fundit ka pasur rënie të madhe të të hyrave.
Menaxhmenti përveç shpenzimeve, ka ardhur në një pozitë jo të mirë të inkasimit të të hyrave. Qeveria pas dy dështimeve të privatizimit nuk duket se e ka në plan afatshkurtër shitjen e saj.
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...