Google ADS

Aliu: LDK e PDK në momente kritike bëhen bashkë

12:04 | 4 Dhjetor 2020
V. S.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka thënë se në momente kritike LDK-ja dhe PDK-ja bëhen bashkë.

Aliu ka shtuar se PDK-ja kritikon në vazhdimësi por kur vjen puna te momenti kritik, bashkohet.

“Që të dyja janë të njëjta dhe janë bashkë në momentet kritike. Kush cilën e ka bërë si veten a e ka bë LDK-ja PDK-në si veten apo anasjelltas. Skena politike në Kosovë është duke u diferencua, kemi LVV-në një anë dhe të gjithë të tjerët në anën tjetër. Ju mund të jeni bashkë edhe pak, mund të vazhdoni t’i bëni dëme këtij vendi bashkë edhe pak. U bëtë bashkë me rrëzua Qeverinë Kurti, edhe kur ke puna te buxhet”, tha Aliu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme