Google ADS

Albin Kurti shfuqizon këtë vendim që kishte marrë Avdullah Hoti

14:20 | 13 Prill 2021
arbresh.info

Kabineti qeveritar shfuqizoi emrat e propozuar për kryesues të bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Ky vendim është shqyrtuar në mbledhjen e sotme të qeverisë së Albin Kurtit, si pikë e 9 e rendit të ditës.

Vendimi i marrë nga qeveria e Avdullah Hotit propozonte Vehbi Safiun, Luan Morinën dhe Bekim Jakupin si emra që do të dërgoheshin për votim në Kuvendin e Kosovës.

“Ka edhe kandidatë që nuk i përmbushin kriteret e caktuara, dhe lista e kandidatëve nuk përkon me rekomandimet e ambasadës britanike, dhe në raportin e tyre edhe pas përpjekjeve për konsensus, rezultatet e komisionit dhe vëzhguesve kishin dallim të madh”, deklaroi Kurti gjatë arsyetimit të vendimit.

Ende nuk dihet se cilët do të jenë emrat e Albin Kurtit për kryesues të bordit të ZRrE-së./arbresh.info/

VENDIMI 11/52

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme