Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës po vazhdon vaksinimin e gjedheve, për parandalimin e sëmundjes gungore të lëkurës. Këtë vit, sipas AVUK-ut, situata akoma është nën kontroll dhe në vendin tonë nuk ka asnjë rast të gjedheve të prekur nga kjo sëmundje. Në ndërkohë, në gjithë vendin, tregjet e kafshëve do të jenë të mbyllura deri sa të përfundohet vaksinimi i gjedheve.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, po vazhdon vaksinimin e kafshëve, me qëllim të parandalimit të sëmundjes gungore të lëkurës, sëmundje kjo e cila u shfaqur vitin e kaluar dhe për pasojë kishte dëmtuar mjaft fondin blegtoral. Sipas Zëdhënësit të AVUK-ut, Lamir Thaqit, këtë vit situata është nën kontroll dhe nuk ka asnjë rast të gjedheve të prekur nga kjo sëmundje
“Deri më tani nga raportimet e terrenit, që bëhen nga praktikat veterinare private, nuk kemi asnjë rast të paraqitur si të konfirmuar me prezencë të sëmundjes gungore të lëkurës. Kemi njoftime që ka qenë një apo dy raste në rajon, por vendi ynë ende nuk është prekur nga kjo sëmundje”, tha Thaçi.
Në ndërkohë, si masë preventive për parandalimin e sëmundjes gungore, përveç vaksinimit të kafshëve i cili po vazhdon, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, ka kërkuar edhe mbylljen e tregjeve të kafshëve. Aktualisht këto tregje në të gjithë vendin janë të mbyllura. Mbylljen e tregjeve tregtarët e shohin si të panevojshëm, pasi që kafshët nuk janë të prekura nga sëmundja. Ndërkaq, zëdhënësi i AVUK-ut, tregon për Radio Kosovën se pse kanë kërkuar që tregjet të mbyllen.
“Është dashur detyrimisht që ne të veprohet kështu. Dhe për të mos pasur përhapje të sëmundjes përmes infeksioneve virale, ne kemi ndërmarrë këtë masë. Përveç kësaj, mbyllja e tregjeve edhe na ndihmon që ne ti kemi kafshët në ferma gjatë kohës sa ne kryejmë vaksinimin”,tha Thaçi.
Në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës thonë se mbyllja e tregjeve të kafshëve është në të mirë të mbrojtjes së shëndetit të kafshëve dhe njeriut. Sipas tyre, pasi të përfundohet fushata e vaksinimit do merret vendimi për hapjen e tregjeve. Sëmundja gungore e lëkurës vitin e kaluar ishte shfaqur në gjithë territorin e vendit. Nga kjo s’mundej ngordhën rreth 1500 krerë gjedhe, ndërsa bujqit e dëmtuar akoma nuk janë kompensuar.
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist
Studimi: Konsumi i lartë i sheqerit rrit rrezikun për depres...
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur tetë vjet më parë
Sulmi në Gjermani, Rama: Shqipëria solidarizohet me Gjermani...