AKR mban premtimin, hapet fabrika e kërpudhave në Mitrovicë

12:26 | 2 Qershor 2016
Arbresh.info

Kompania Hirano Mushroom LLC bëri inaugurimin e fabrikës me të madhe në Evropë për prodhimin e kërpudhave japoneze Shiitake.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli në një fjalë rasti tha se edhe përkrah talljeve që i kanë bërë qeveritarët Bahtirit, ai ka besuar në këtë projekt.

“Ne jemi duke përuruar një fabrikë për të cilën kemi pasur shumë angazhime. Ky është vetëm fillimi sepse këtë pjesë unë e shoh një zonë të industrializuar pas disa vitesh”, tha ai duke shtuar që kërpudhat janë kualitative dhe kamionët janë duke pritur të eksportojnë.

“Zotëri ish-kryeministër dhe ju që jeni tallë e që s’keni besuar ejani ta shihni. Në këtë drejtim Qeveria e Kosovës nuk ka qenë proaktive sepse për shkak të inateve ata bllokuan tokë ku duhej të ndërtohej. Kështu investitorët është dashur të kërkojnë tokë pjellore për ta bërë. Selam qeverisë i them të shikoj se kështu si janë duke bërë nuk ndërtohet vendi. Do të vijnë ditë më të mira për Kosovën”, tha Pacolli duke treguar se edhe në një pjesë tjetër të Kosovës do të ngritët një fabrikë e tillë.

“Nuk presim lëmoshë nga kjo qeveri që s’ka qenë bashkëpunuese. Ne do ta inaugurojmë edhe një fabrikë në Ferizaj kështu do ecim përpara. Qeveria duhet të turpërohet sepse kështu nuk qohet vendi përpara”, tha ai.

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri tha se ky është fillimi dhe shumë shpejt do të bëhet e kompletuar.

“Kemi krizë dhe thyerje të xhamave me automatika sepse e kanë ditur që kjo fabrikë është në të mirë të qytetarëve. Ka kaluar koha e automatikëve dhe e komandantëve tani është koha e biznesit”, tha ai.

Sipas tij kompania do të dyfishoj numrin deri në 800 punëtorë.

“Kam dashur të prodhoj më shumë dhe edhe do ta bëjë. Do ta bëjmë këtë së shpejti me mbështetjen tuaj”, tha ai.

Të pranishëm në këtë ngjarje të rëndësishme për ekonominë e vendit ishin edhe ambasadorë të vendeve të huaja në Kosovë.

Valdrin Lluka drejtor i kompanisë Mushroom LLC tha se ky projekt krijon mirëqenien e shumë familjeve.

“Kemi investuar mbi 5 milion euro tani dhe do të zgjerohet prapë. Evropa ka nevojë shumë për produktet tona dhe për këtë e kemi mbështetur këtë projekt. Tani ka rreth 70 punëtorë mirëpo brenda një muaji 100 do t’i ketë”, tha ai duke shtuar se ekspertë të shumtë kanë vlerësuar se kërpudhat kanë shumë cilësi”, tha Lluka, raporton arbresh.info.

Ndërsa, ambasadori i Shqipërisë, Qemajl Minxhozi në këtë hapje tha se ajo që u tha “mosbesimi i disa personave”, them që vjen si rezultat i dështimeve.

“Është e rëndësishme kjo sepse është një simbol për të thënë se Mitrovica me këtë investim kaq serioz ka rilindur shpresën për projekte tjera dhe për këtë edhe qytetarët janë gëzuar sepse Mitrovica dikur ishte djep i industrisë së Kosovës ringjallet me këtë projekt që do të jetë pjesë e e tavolinave të Bashkimit Evropian. Uroj që kjo të vijë edhe në Shqipëri sepse ne jemi një ashtu si është edhe Mitrovica e bashkuar andaj është një gjest i mirë që edhe kryetari i Mitrovicës veriore është këtu”, tha ai.

Ambasadori i Italisë Andreas Ferares, i cili po ashtu ishte i pranishëm në këtë inaugurim, tha se është i gëzuar që po e sheh një Kosovë ashtu si duhet të jetë në të ardhmen.

“Shteti juaj fillimisht hoqi për pavarësinë dhe tani shkon drejt sfidave të reja ku heronjtë e tyre janë ndërmarrësit dhe ata që merren me biznes”, tha ai.

Kryetari i Odës Ekonomikë në Kosovë Safet Gërxhaliu tha se kur i fton Pacolli janë pesë arsye; Hapet ndonjë fabrikë e re, vihet gur themeli i ndonjë fabrike, vijnë investitorë të huaj, flet si të bëhen investime dhe meriton duartrokitje ai dhe ekipi i tij. Kjo fabrikë u bë realitet dhe këta janë heronjtë. Momenti si ky  sot duhet të jetë provokim për institucionet që të bëjnë më shumë për ekonomi e jo vetëm të flasin”, tha ai.

Ndërsa investitori japonez i cili investoi në këtë fabrikë, Yoshiharu Hirano tha se çmon faktin që zotëri Pacolli dhe Bahtiri kanë pasur besim në të.

“Është hera e parë që bëhet një bashkëpunim me Japoninë në këtë sferë dhe falënderoj popullin e Kosovës për këtë mundësi”, tha ai.
/arbresh.info.

13334481_10207744259101958_749962118_o

13324365_10207744259221961_31016986_o

13324434_10207744258821951_2017449847_o

13324127_10207744258741949_268204549_o13324094_10207744258661947_1763180541_o

13323905_10207744258901953_978847808_o

13334737_10207744259501968_1380373715_o

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme