Po ashtu, Bordi morri vendim për shpërndarjen e përkohshme të kreditorëve në vlerë prej mbi 501 mijë €, si dhe aprovoi shpërndarjen e fondeve të 20% për punëtorët e NSH Unimont dhe NSH Betonjerka në vlerë prej 202 mijë e 255 €, respektivisht 655 mijë e 550 €.
Gjatë kësaj mbledhje Bordi i Drejtorëve ka aprovuar bartjen e pronës së NSH Semafori në emër të Trustit të Kursimeve Pensionale sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shpronësim, dhe atë pasi ka pranuar në llogarinë e NSH Semafori vlerën prej 591 mijë € për të mbuluar pagesat për 20% të punëtorëve si dhe kërkesat kreditore të kësaj NSH-je. Bordi po ashtu ka diskutuar dhe aprovuar bartjen e Pallatit të Rinisë në kompetencë të Komunës së Prishtinës sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës pas nënshkrimit të marrëveshjes për bartje me autoritetet komunale.
Bordi u azhurnua mbi zhvillimet e fundit nga Menxhamenti i AKP-së lidhur me aktivitetet e AKP-së për periudhën 01 dhjetor 2017 – 31 maj 2018 dhe gjithashtu diskutoi dhe miratoi Raportin Vjetor 2017 të AKP-së si dhe buxhetin për vitin 2019. Bordi aprovoi revidimin e planit të shitjes për pjesën e mbetur të vitit 2018 dhe po ashtu miratoi listën e aseteve të shitjes në likuidim SHAL 40 e cila do të ketë shumë asete atraktive për investitorë të brendshëm e të jashtëm. Për datat e shpalljeve dhe pranimit të ofertave për këtë shitje, investitorët do të njoftohen në ueb faqen e Agjencisë dhe media.
Bordi shqyrtoi dhe miratoi propozimin për lirimin nga Marrëveshja e Zotimeve për Ndër. e Re ‘’Emin Duraku Edico” Gjakovë, si dhe morri vendim lidhur me Ndërmarrjen e Re Famipa me të cilin blerësit i janë shqiptuar ndëshkime financiare me mbi 1,300,000 € për mos përmbushje të detyrimeve kontraktuale., Bordi aprovoi qiradhëniet e disa aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore për institucione publike dhe persona fizikë, sikurse që edhe aprovoi raportin e komisionit për shitjen e banesave në pronësi shoqërore.
Agjencia do të njoftojë me kohë palët për vendimet e marra në mbledhjen e Bordit, ndërkaq mbledhja e radhës do të mbahet me datë 25 korrik 2018.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...