Google ADS

AKP lidh kontrata me gazetën serbe dhe malazeze, i kushtuan 70 mijë euro

15:35 | 23 Shkurt 2020
Arbresh.info

Objektiva kryesore e Agjencisë Kosovare të Privatizimit është privatizimi i Ndërmarrjeve Shoqërore.

E duket se për të arritur me sukses planin e saj AKP duhet të përdorë edhe publikimet nëpër medie, shkruan arbresh.info.

Por, Agjencisë kosovare e cila në pozitën e drejtorit menaxhues ka Valon Tolajn po del se nuk i mjaftojnë vetëm mediet në vend. Së fundi në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik është bërë publik se është nënshkruar një kontratë e tillë.

Saktësisht bëhet fjalë për marrëveshje me gazetat serbe dhe malazeze.

Në të njëjtin njoftim thuhet se për kontratën me titull ‘Shërbimet e publikimit në gazetat serbe dhe malaziase’ ishte planifikuar të shpenzohej shuma prej 74 mijë euro.

Ndërsa dy kompanitë fituese do të kryejnë këto shërbime për rreth 70 mijë euro ose saktësisht 68.700 euro.

Për publikim në gazetën serbe fitues ka dalë ‘”Dan Graf” doo Beograd’, me vlerë të kontratës prej 47.702,00 euro.

Për këtë shërbim ofertat tyre kishin dërguar dy gazeta serbe por që vetëm njëra ishte vlerësuar si e përgjegjshme e që edhe ishte shpallur fitues.

Ndërsa për medie në Malin e Zi fitues ka dalë OP ‘ PREBREZA ” SH.P.K.’ nga Vragolia e Kosovës që do të kryej shërbime e publikimit në gazetën malazeze ‘Nova Pobjeda’.

E ky shërbim i ka kushtuar AKP-së plotë 21 mijë euro.

Gjithashtu në të njëjtin njoftim thuhet se kohëzgjatja e kontratave është 12 muaj.

Të dyja këto kompani kishin qenë fituese për kontratën e njëjte edhe vitin e kaluar

Por, që shuma që ishte ndarë në 2019-en për të dyja këto ishte më e vogël . Për shërbime të publikimit në mediet serbe e qe fituese në mesin e dy OP që kishin aplikuar kishte qenë  ‘”Dan Graf” doo Beograd’ me vlerë të kontratës prej 39 mijë e781 euro.

Ndërsa për mediet malazeze ishte shpallur fitues OP i njëjte si këtë vit, ‘ PREBREZA ” SH.P.K.’ nga Vragolia e Kosovës që do të kryente shërbime e publikimit në gazetën malazeze ‘Nova Pobjeda’ me vlerë të kontratës prej 16 mijë e 626 euro.

Ndryshe AKP ka zotësi të plotë juridike, posaçërisht për të bërë kontrata, për të marrë, mbajtur ose shitur pronën, si dhe ka të gjitha kompetencat e vetëkuptueshme për përmbushjen në tërësi të detyrave dhe kompetencave të dhëna me këtë ligj; si dhe të padisë e të paditet në emër të saj. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme