Qeveria ka vendosur që Agjencia Kosovare e Privatizimit të jetë administratore e ndërmarrjes “Trepça”. Detyrë e AKP-së është të bëjë edhe studimin e fizibilitetit për ndërmarrjen “Trepça” që më pas dokumentin e tillë ta dërgojë në Qeverinë e Kosovës dhe në bazë të këtij dokumenti pritet të bëhet edhe draftligji për ndërmarrjen “Trepça”.
Në anën tjetër, ekspertë të ekonomisë në vend kanë thënë se të gjitha veprimet e marra nga ana e Qeverisë janë të mirëpritura pasi, sipas tyre, “Trepça” vazhdon të jetë në gjendje të rëndë. Por, ata hedhin kritika në adresë të Qeverisë pasi, sipas tyre, AKP-ja nuk është e aftë të bëjë studimin e fizibilitetit për “Trepçën”, por një gjë të tillë duhet ta bëjë vetë Qeveria. Ibrahim Rexhepi, njohës i rrethanave ekonomike, ka thënë se Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) nuk është e aftë, si dhe nuk ka kapacitete të kryejë studimin e fizibilitetit, prandaj, sipas tij, është detyrë e Qeverisë që të merret me një studim të tillë. Rexhepi thotë se me rëndësi është fakti se Qeveria duhet t’i ketë dokumentet e veta dhe mbi to të ndërtojë agjendën dhe planin e veprimit për gjigantin metalurgjik “Trepça”.
“Të gjitha veprimet e përmendura janë të domosdoshme, madje kisha për të thënë edhe akute. Nuk ka asnjë arsye për vonesë, meqenëse gjendja në ‘Trepçë’ është e rëndë. Qeveria duhet të veprojë konkretisht, pasi ka marrë ketë obligim. Mendoj, se të gjitha detyrat konkrete si hartimi i planit të fizibilitetit, harmonizimi i borxheve, nxjerrja e ligjit dhe e strategjisë janë punë që duhet t’i kryejë Qeveria e Kosovës, meqenëse AKP-ja nuk mund t’i bëjë këto. Disa madje nuk janë as përgjegjësi të saja, kurse për disa dokumente, si është fizibiliteti, nuk ka kapacitete e as disponim ta kryejë këtë. Po të kishte do ta bënte edhe më herët këtë punë”, ka thënë ai.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend