Kosova do të përballet edhe një herë me arbitrazhin.
Kësaj radhe Agjencia Kosovare të Privatizimit(AKP) është paditur nga kompania kroate “Iming” D.O.O. për mos kompensimin e investimeve në Minierën Industria e Magnezit (MIM) Golesh.
E për dallim nga kjo e dyta, AKP që bënë privatizimin dhe likuidimin e Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH-ve) ende nuk ka kompani që do ta përfaqësoj dhe mbrojë në këtë gjykatë ndërkombëtare edhe kur tani kanë mbetur rreth një muaj e gjysmë deri në seancën e parë gjyqësore.
Kjo pasi herën e parë, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka anuluar këtë aktivitet të prokurimit me arsyetimin se asnjë kompani nuk ka dorëzuar tender të përgjegjshëm ndërsa tashmë AKP ka rishpallur këtë tender me titull ‘Angazhimin e firmës ligjore në rastin Iming d.o.o vs AKP (Arbitrazhi sipas Rregullave të UNICITRAL te vitit 2010)’. Në njoftimin për kontratë të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregulativ të Prokurimit Publik thuhet se vlera e parashikuar e kontratës është 500 000,00 euro.
Në përshkrim të shkurt të lëndës thuhet se do të bëhet mbrojtja e interesave të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
“Përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, në kuadër të kërkesës për arbitrazh të dorëzuar nga Iming d.o.o kundër AKP-së sipas rregullave të arbitrazhit UNICITRAL te vitit 2010”, thuhet aty.
Kohëzgjatja e kontratës është 36 muaj, ndërsa disa nga nënkriteret për dhënie të saj janë eksperienca e kompanisë në përfaqësimin e shteteve dhe palëve në arbitrazh komercial apo investiv, përvoja e stafit profesional qe do te përfaqësojnë AKP-në në arbitrazh.
arbresh.info të enjten ka dërguar pyetje në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për të mësuar më shumë rreth planit për përgatitje të mbrojtjes për më pak se një muaj por që nuk ka marrë përgjigje.
Ndërsa avokati, Granit Vokshi, përfaqësues i autorizuar nga kompania “Iming” ka thënë për arbresh.info se data e seancës ende nuk është caktuar.
“Jo ende nuk është caktuar seanca e parë e arbitrazhit, kështu që aktualisht jemi në pritje të vendimit të tribunalit në lidhje me datën e seanca”, ka thënë ai.
Vokshi ka paralajmëruar se kërkesa e kompanisë do të jetë shumëmilionëshe.
“Ne përgatitjet i kemi bërë ndërsa sa i përket shumës ajo do të përcaktohet nga një ekspert i pavarur i cili do të angazhohet në procedurën e arbitrazhit por që kërkesa do të jetë shumë milionëshe”, ka përfunduar ai.
Kujtomë që tenderi i parë ishte shpallur më 5 dhjetor të 2019-es ndërsa në afatin e rregullt kishin dorëzuar ofertat 4 kompani dhe konzorciume.
Por pasi nga një operator ekonomik pjesëmarrës, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka anuluar këtë aktivitet të prokurimit me arsyetimin se asnjë kompani nuk ka dorëzuar tender të përgjegjshëm
“Tenderi i parë është shpall me datë 05.12.2019 në afat të rregullt prej 40 ditësh ashtu siç parasheh Ligji i Prokurimit Publik për kontratat me vlera të mëdha. Një numër i konsideruar i kompanive kanë tërheq dosjen e tenderit ndërsa në afatin e rregullt kishin dorëzuar ofertat 4 kompani dhe konzorciume. Pas ankesës nga një operator ekonomik pjesëmarrës, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka anuluar këtë aktivitet të prokurimit me arsyetimin se asnjë kompani nuk ka dorëzuar tender të përgjegjshëm”, thuhet në njoftim.
“Bazuar në rëndësinë e këtij aktiviteti të prokurimit për AKP-në për shkak të afatit të shkurtër të mbetur për seancën e caktuar me 01 korrik 2020, ne si autoritet kontraktues jemi të detyruar që të ri shpallim ketë tender me afat të përshpejtuar gjithnjë duke qënë të bindur se pasi që ky tender ka qënë i shpallur në afate të rregullta dhe se kompanitë janë të njoftuar me termat e referencës, të shkurtohet afati i shpalljes nga 40 ditë në 20 ditë duke konsideruar se do të jetë afat i mjaftueshëm për përgatitjen e ofertave nga operatoret ekonomik të interesuar për këtë tender”, thuhet më tej aty.
Në informacionet shtesë thuhet se autoriteti kontraktues ka për obligim pagesën vetëm të pjesës prej 20% nga vlera e çmimit total nëse procesi përfundon në faqen e pare.
“Në qoftë se rasti përfundon në fazën e parë dhe Tribunali i Arbitrazhit vendos që rasti të mbyllet për shkak të mungesës së jurisdikcionit, atëherë Autoriteti kontraktues ka për obligim pagesën vetëm të pjesës prej 20% nga vlera e çmimit total të ofertuar sipas pagesave të parapara me kushtet e veçanta të kontratës”, thuhet në njoftim. /Agnesa Çitaku /arbresh.info/
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...