Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) do të shpërndajë shumën prej 718 mijë e 550 euro për kreditorët e tri ndërmarrjeve shoqërore që janë në likuidim “Plantacioni i Pemëve”, Gjilan, “N.Sh 28 Nëntori”, Gjilan dhe “KB Rakosh”, Pejë.
Bordi i Drejtorëve i AKP-së e mori këtë vendim për përmbylljen e procesit të likuidimit të këtyre ndërmarrjeve në mbledhjen e fundit të mbajtur, në vazhdën e aktiviteteve të Bordit për ta përshpejtuar procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në vend.
Siç njofton AKP, po ashtu Bordi aprovoi transaksionet e shitjeve për Shitjet e Aseteve në Likuidim nr. 28, që u zhvillua me sukses gjatë muajit janar, ndërkohë që miratoi edhe shpalljen e valës së re të Shitjes së Aseteve në Likuidim nr. 30, e cila përfshinë rreth 60 asete të N.Sh-ve në gjithë territorin e Kosovës. Bordi vendosi edhe për likuidimin e 24 ndërmarrje të tjera shoqërore.
100 mijë euro këshilltarit, nënkryetari i të rinjve të AAK-s...
Kumbaro: Shqipëria në syrin e Condé Nast Traveller është des...
Kosova vazhdon stërvitjet për dy sfidat e nëntorit
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa