Google ADS

AKB: Mesatarisht 12 mijë veta punësohen çdo vit

15:56 | 10 Tetor 2017
Arbresh.info

Aleanca Kosovare e Bizneseve publikoi hulumtimin “Nevojat e Tregut të Punës” ku pasqyrohen të gjeturat  e trendit të ndërmarrësitë vendore dhe të huaja 2000-2016, trendi i punësimit 2006-2016, trendi i remitancave 2008-2016, trendi i investimeve të huaja 2008-2016 e gjetje tjera.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se informatat në tregun e punës janë resursi më i rëndësishëm, kështu që hulumtimi i tregut të punës apo studime të kësaj natyre do të ndihmojnë të gjithë aktorët e tregut të punës, sidomos marrësit e vendimeve apo politik-bërësit.

Sipas tij hartimi i politikave të punësimit, arsimit dhe aftësimit profesional në tregun e punës pa informata apo të dhëna cilësore dhe pa një studim te mirëfilltë shkencore të tregut të punës,  asnjëherë nuk do të arrihen rezultatet e pritura,thuhet në njoftimin për media, njofton Klan Kosova.

AKB-ja, në vazhdimësi sikurse viteve tjera edhe gjatë këtij viti është duke realizuar hulumtimin e nevojave në tregun e punës. Ky hulumtim është duke u mbështetur nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Synimi kryesor i këtij hulumtimi ishte identifikimi i nevojave në tregun e punës.

Hulumtimi është zhvilluar në gjithë territorin e Kosovës ku janë anketuar 1 mijë e 200 biznese apo 10 për qind e mostrës së përzgjedhur.

Gjetjet, tregojnë se numri i përgjithshëm i të punësuarve nga vitit 2006 deri në fund të vitit 2016 ka arritur shifrën prej 317 mijë e 188 persona. Mesatarisht 12 mijë persona punësohen në çdo vit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme