Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB), ka rritur të anëtarësoj mbi 10 mijë e 600 biznese të Kosovës. Më këto anëtarësime, ky komunitet i bizneseve ka përmbushur planin e saj strategjikë për 100 për qind, por që sipas kryetarit të AKB-së, Agim Shahini, mbetet që me përkushtim t’i realizoj kërkesat e bizneseve.
AKB nesër do të zgjedh kryetarin dhe anëtarësinë e re të saj e që pa dyshim Shahini mbetet një kryetar i cili përmes formave të ndryshme ka arritur t’i zgjedh shumë probleme me të cilat janë ballafaquar bizneset e në veçanti +prodhuesit.
Shahini ka thënë se në të ardhmen aleanca do të punoi për fuqizimin e sektorit privat.
“Aleanca e biznesit ka pasur një plan strategjikë e cila ka përmbush 100 për qind. Nuk janë arritur të gjitha kërkesat e bizneseve të cilat kanë qenë të adresuara në institucione shtetërore por me siguri që këto në vazhdim e sipër do të rrihen të përmbushen”, ka thënë Shahini.
Pos tjerash, ai ka folur edhe për planet e të ardhmes ku sipas tij duhet të fuqizohet sektori privat.
“Të fuqizohet sektori privat të harmonizohen politikat fiskale dhe ato tregtare e që rrit fuqinë konkurruese tek bizneseve vendore të Kosovës dhe njëkohësisht të rritet prodhimtaria dhe eksporti që do të shënon rritje edhe te punësimeve të reja…Në nëntor të vitit të kaluar ka arritur të dëshmon që është rritur në 10 mijë e 600 e 80 anëtar në këtë periudhë dhe këtë e kanë vërtetuar Ministria e Punës, Sindikatat e Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Aleanca që është një komision miks që verifikohen për t’u futur në procedurat e anëtarësimit në Këshillin Ekonomik Social”, ka thënë Shahni.
Ai pret nga përbërja e re e qeverisë që do të ndikoj në përmirësimin e mjedisit për bërje biznes. Ndërsa, sa i përket politikave fiskale thotë se janë tepër të këqija për bizneset vendore dhe ato të huaja.
“Është kërkuar që të bëhet reformë të këtyre politikave në mënyrë që të zhvillohet ekonomia e vendit. Tepër janë të këqija , këtë e dëshmon edhe raporte e progresit , raporti i Bankës Botërore , hulumtimi i Aleancës së Biznesit në muajin shkurt ku thotë se 39 për qind të bizneseve të huaja kanë ikë nga Kosova dhe kjo është një alarm për institucionet e Kosovës që duhet të merren drejtpërsëdrejti me krijimin e një klime më miqësore për bizneset sidomos bizneset prodhuese ato të huajat dhe Kosova të jetë një pistë që vijën të aterojnë nga gjitha vendet investitorët të huaja, sepse vetëm këta neve na nxjerrin nga situata e cila është e rëndë ekonomike”, ka thënë ai
Shahni i vlerëson pozitive propozimet për reduktimin e TVSH-së. Ai thotë se duhet të hiqet TVSH-ja për lëndë të parë.
“Dua të them se nëse do të hiqet TVSH-ja në lëndë të parë në teknologjitë prodhuese dhe aplikimi i TVSH –së do të riformulohet në forma të ndryshme që të paguhet ajo më vonë dhe jo në kufij, kjo do të ishte ndihmesë e madhe. Dua të them se deri më tani TVSH-ja dhe dogana është paguar në disa nga teknologjia prodhuese dhe lënda e parë.”, ka thënë Shahni.
Ai po ashtu ka folur edhe për zgjedhjen e re të AKB-së, duke thënë se ky proces ka filluar në muajt shkurt dhe mars nëpër nivelet lokale ato regjionale dhe nivelet qendrore.
“Aleanca zbaton politikat zgjedhore një votë një anëtar dhe të gjitha pozicionet duke përfshirë nga posti i kryetarit, nënkryetarit, anëtarëve të bordit , drejtorëve të departamenteve, koordinatorëve regjional. Janë nënshtruar këtij procesi dhe nesër do të kurorëzohet me konstituimin e organeve të reja e që kjo procedurë ka shkuar në mënyrë të hapur ka shkuar në mënyrë demokratike duke e vetë nominuar secili anëtar i aleancës ka pasur të drejtë të vetë nominohet në pozitat ku ai mendon që do të jep mundësi dhe kontribut më shumë”, ka thënë Shahni./Arbresh.info/
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...