Agjenda politike edhe më tutje vazhdon të ngulfat ekonominë e vendit. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve ekonomike. Sipas tyre, deportimi i gjashtë shtetasve turq, do ndikojë edhe më shumë që sektori i ekonomisë të mos jetë prioritet i qeverisë së vendit.
Analistët ekonomik të Kosovës, bëjnë thirrje tek institucionet qeveritare që si prioritet të kenë zhvillimin ekonomik. Pas kalimit në Kuvend të demarkacionit me Malin e Zi, tashmë është koha kur Kosova duhet të ketë ekonomi të zhvilluar. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, duke folur për Radio Kosovën, thekson se agjenda politike gjithmonë ka dominuar, dhe tashmë rasti i deportimit të gjashtë shtetasve turq mund të ndikojë negativisht në mbështetjen të ekonomisë kosovare, sidomos në atë të sektorit privat.
“Nuk jemi dëshmitarë të një euforie të tillë, nga vetë fakti që edhe pas demarkimit janë duke dominuar revolucione të papritura politike, të cilat po e ngufasin zhvillimin ekonomik, por është koha që duhet të lirohemi nga petku i asaj për ta hijeshuar të kaluarën dhe duhet ta ndërtojmë ardhmërinë. Ardhmëria e të gjithë neve është zhvillimi ekonomik, duke mbështetur sektorin privat, e në veçanti sektorin prodhues. Mirëpo, kohën e fundit jemi dëshmitarë të asaj se çfarë është duke ndodhur në Shqipëri, jemi dëshmitarë se çfarë është duke ndodhur në veri, dhe mbi të gjitha tani aktualizimi rreth deportimit të 6 turqve nga Kosova, është diçka që Kosovën është duke e dëmtuar në aspektin intern dhe ekstern”, tha ai.
Edhe për Aleancën Kosovare të Bizneseve, krijimi i kushteve për lëvizje të lirë do të ndikojë në zhvillimin e bizneseve kosovare. Kryetari Agim Shahini thekson se demarkimi i kufirit me Malin e Zi, është një hap i mirëpritur për bizneset.
“Kjo për ekonominë e vendit do të thotë një hap drejt Evropës, pavarësisht zërave politikë që disa nuk pajtohen me këtë veprim. Mendojmë që ky kusht ishte i padrejtë, por më në fund ne presim që liberalizimi të ndodhë dhe që kosovarët të mos i shpenzojnë për çdo vit më shumë se 20 milionë euro për të marrë viza që të qarkullojnë në vende të BE-së. Kjo do të jetë një kosto më e ulët, dhe kjo kosto do të mund të kursehet në xhepat e qytetarëve”, tha ai.
Njohësit e ekonomisë vlerësojnë se zhvillimi i sektorit prodhues vendor dhe fuqizimit i sektorit biznesor, është një kusht për zhvillim ekonomik të vendit./rtklive
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...