Agim Veliu ka shkelur Ligjin e Punës.
Gjatë kohës kur Veliu ka udhëhequr me Komunë e Podujevës ishin identifikuar disa mangësi te kontratat për shërbime të veçanta.
Komuna kishte angazhuar 30 persona me kontrata për punë dhe detyra specifike, ku 23 prej tyre punonin për periudhën kohore më të gjatë se katër muaj brenda një viti. Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës në raportin e saj për vitin 2019 ka gjetur se edhe 9 persona ishin angazhuar përmes marrëveshjeve për shërbime të veçanta për të cilët nuk ishte zbatuar një procedurë e thjeshtësuar e rekrutimit.
“Zyrtarët punonin, si infermierë, zyrtar për të dhëna, roje, punëtorë teknik, etj. Komuna kishte angazhuar 30 persona me kontrata për punë dhe detyra specifike, ku 23 prej tyre punonin për periudhën kohore më të gjatë se katër (4) muaj brenda një viti. Po ashtu, kishte angazhuar nëntë persona përmes marrëveshjeve për shërbime të veçanta për të cilët nuk ishte zbatuar një procedurë e thjeshtësuar e rekrutimit. Zyrtarët punonin, si infermierë, zyrtar për të dhëna, roje, punëtorë teknik, etj. Këto pozita konsiderohen si pozita të rregullta të punës e jo si detyra specifike siç janë cilësuar nga ana e komunës. Sipas komunës kjo ishte pasojë e mungesës së pozitave të aprovuara në planifikimin e buxhetit, mirëpo komuna ka pasur të aprovuar me ligjin e buxhetit 1,980 pozita, ndërsa në fund të vitit numri i të punësuarave ishte 1,921 në PVF-ve të komunës”, thuhet në të gjeturën e raportit.
Në këtë mënyrë ish kryetari i Podujevës, tani Ministër i Punëve të Brendshme në Kosovës nuk ka respektuar nenet 10 dh 12 të Ligjit të Punës.
“Sipas neni 10 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, kontrata për një detyrë specifike, nuk mund të jetë më e gjatë se njëqindenjëzet (120) ditë brenda një (1) viti dhe sipas nenit 12, pika 4, të Ligjit nr.03/L-149 për Shërbimin Civil, emërimet me afat të caktuar për një periudhë më të shkurtër se gjashtë (6) muaj do të bëhen në bazë të kontratave të quajtura “Marrëveshje për shërbime të veçanta” të cilat i nënshtrohen Ligjit për Detyrimet dhe për të cilat zbatohet një procedurë e thjeshtësuar e rekrutimit”, thuhet më tej.
Sipas zyrës Kombëtare të Auditimit e Republikës së Kosovës ‘mbulimi i pozitave me marrëveshje të përkohshme dhe tejkalimi i afateve ligjore rezulton me performancë dhe monitorim të dobët të stafit dhe rritë pasigurinë nëse në pozitat e tilla është angazhuar stafi meritor.
E, Veliut i është rekomanduar që punonjësit me kontrata për detyra specifike të angazhohen vetëm në rastet kur ka kërkesa specifike.
“Kryetari duhet të sigurojë se punonjësit me kontrata për detyra specifike të angazhohen vetëm në rastet kur ka kërkesa specifike dhe angazhimet për këto shërbime nuk duhet të zgjasin më shumë se katër muaj. Po ashtu, pozitat e rregullta të punës të mos mbulohen me kontrata për detyra specifike dhe marrëveshjeve për shërbime të veçanta. Gjithashtu duhet të zbatohet një procedurë e thjeshtësuar e rekrutimit për marrëveshjet për shërbime të veçanta”, thuhet më tej në rekomandimin e raportit.
arbresh.info të mërkurën ka raportuar edhe për një shkelje tjetër të ish-kryetarit, Agim Veliu në Komunën e Podujevës.
Ai kishte eliminuar operatorin ekonomik operatorit ekonomik me ofertën më të lire, për ndërtimin e trotuareve në disa fshatra të Podujevës. Veliu i kishte dhënë tenderin kompanisë që kishte ofruar çmim më të lartë për afër 100 mijë euro.
arbresh.info kishte gjetur se kompanie fituese, ‘Toifor Sh.p.k’ është e afërt me LDK-në.
Në raportin e zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës thuhet gjithashtu se ‘Toifor Sh.p.k’ e ka fituar këtë tender në vlerë 331,177 euro, ndërsa operatori ekonomik me çmim më të ulët, në vlerë 255,447 ishte eliminuar.
“Gjetja Sipas nenit 7.1 të LPP, Autoriteti kontraktues do ti trajtoj operatorët ekonomik në mënyrë të barabartë dhe jo-diskriminuese dhe do të veprojë në mënyrë transparente. Komuna për ndërtimin e trotuareve nëpër disa fshatra Llot 2, kishte lidhur kontratë më datën 19.08.2019 në vlerë 331,177€, ndërsa kishte eliminuar operatorin ekonomik që kishte ofertën më të lirë me vlerë 255,447€”, thuhet në raport.
Ndryshe zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar dhe për punën e vet i jep llogari Kuvendit të Republikës së Kosovës. /arbresh.info/
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...
Slot ka dhënë një mesazh të fortë për futbollistët e tij në ...
Mbappe: Askush në Real Madrid nuk do të pendohet kurrë për n...