Agim Veliu me shtëpi, banesë e tokë që vlejnë 0 euro

15:34 | 4 Qershor 2020
Arbresh.info

Vetëm një muaj qëndroi në pozitën e Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Agim Veliu u shkarkua  përmes një kumtese për media nga ish-shefi i Qeverisë së Kosovës pasi sipas këtij të fundit përhapi panik tek qytetarët për shkak të gjendjes së krijuar nga Covid 19.

E të mërkurën, me formimin e Qeverisë së re të udhëhequr nga Avdullah Hoti, Veliu është emëruar po në të njëjtën pozitë.

Por, Veliu në deklarimin e pasurisë të bërë në vitin 2019 në Agjencinë kundër Korrupsionit ka deklaruar shtëpi, banesë, tokë  e truall në vlerë 0 euro.

Ai nuk i ka vendosur vlerë asnjërës prej pasurive të paluajtshme që i posedon.

I pari i ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike ka deklaruar një shtëpi me oborr, banesë, tokë të punuar dhe truall. Ai nuk ka deklaruar asnjë veturë, as në pronësi të tij e as në pronësi të bashkëshortes e fëmijëve të tij.

Ndërsa para të gatshme në dy banka të vendit ka deklaruar afër 20 mijë euro, e një kredi prej 25 mijë eurove./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme