Agim Shahini, kryesues i zyrës së bizneseve në Kuvend

14:49 | 23 Qershor 2015
Arbresh.info

Që nga sot në Kosovë do të veprojë Zyra e Komunitetit të Biznesit, zyrë kjo e cila mundëson që të eliminohen pengesat nëpër të cilat hasin bizneset.

Me këtë rast, Agim Shahini, kryesues i zyrës së komunitetit të biznesit dhe kryetar i AKB tha që qëllimi i kësaj zyre është që të ngrisë dialogun mes bizneseve dhe të eliminohen pengesat nëpër të cilat po hasin bizneset.

Sipas Shahinit, bizneset kosovare ende po varen nga politika dhe politikbërësit. Ai ftoi biznesmenët që të mos hezitojnë t’i drejtohen kësaj zyre për çka do që kanë nevojë.

Nga Oda Ekonomike e Kosovës prezent ishte Arif Elshani, i cili tha se iniciativa për hapjen e kësaj zyre është ide e mirë për eliminimin e pengesave.

Sipas tij, bizneset tashmë do të kenë një adresë ku të drejtohen. Ndërsa Arian Zeka, nga zyra e komunitetit të biznesit kërkoi nga deputet që të heqin tatimin mbi dividentat, sepse të hyrat nga dividenta nuk sjellin ndonjë dobi të madhe për vendin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme