Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu nuk e ka respektuar Ligjin për buxhet për ridestimin e mjeteve në projektet komunale.
Ai gjatë vitit që lamë pas nga ridestinuar mijëra euro pa marrë aprovimin paraprakisht nga Kuvendi Komunal, shkruan arbresh.info.
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në raportin Vjetor të Performancës për vitin 2019 ka identifikuar disa raste të tilla.
Për riparimin dhe zgjerimin e rrjetit të ndriçimit publik në territorin e komunës së Ferizajt janë marrë 169,654€ nga projekti ‘Asfaltimi i rrugicave në qytet’, dhe 59,935€ të tjera nga projekti “Ndërtimi i ambulantes në Nerodime.
Edhe për riparimin e rrjetit të kanalizimit fekal dhe rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Ferizajt, janë marrë 75,000€ nga projekti “Ndërtimin e qendrës për thirrje emergjente”, dhe 20,272€ të tjera nga projekti për “Asfaltimin me katër korsi i Rrugës Cen Dugolli dhe Reçakut”.
“ Pagesa në vlerë 169,654€ për “Riparimin dhe zgjerimin e rrjetit të ndriçimit publik në territorin e komunës së Ferizajt” është realizuar nga kodi i projektit “Asfaltimi i rrugicave në qytet” dhe pagesa në vlerë 59,935€ është realizuar nga kodi i projektit “Ndërtimi i ambulantes në Nerodime”.
Pagesa në vlerë 20,488€, për “Ndërtimin e bazamentit të Bustit dhe rregullimi i kompleksit të dëshmorit të kombit në fshatin Softaj, Ferizaj” është realizuar nga kodi i projektit ‘’Asfaltimi me katër korsi i Rrugës Cen Dugolli dhe Reçakut”
Pagesa në vlerë 75,000€ për “Riparimin e rrjetit të kanalizimit fekal dhe rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Ferizajt” është realizuar nga kodi i projektit për “Ndërtimin e qendrës për thirrje emergjente”, dhe pagesa në vlerë 20,272€ është realizuar nga kodi i projektit për “Asfaltimin me katër korsi i Rrugës Cen Dugolli dhe Reçakut”.
Pagesa me vlerë 11,770€ për “Përkrahjen e fermerëve me mekanizëm bujqësor” është paguar nga kodi i projektit për “Ndërtimi i infrastrukturës për mbrojtjen e kulturave bujqësore nga breshëri”. Gjithashtu pagesat nga projekte tjera kishin ndodhur edhe gjatë ekzekutimit të pagesave nga thesari në bazë të, nenit 39.2 dhe vendimeve përmbarimore.
Pagesa e kryer nga Thesari, për “Furnizim me libra për bibliotekën e qytetit Sadik Tafarshiku, Ferizaj” në vlerë 64,353€ është realizuar nga kodi i projektit “Përkrahja e fermerëve me destinim zhvillimin e bujqësisë”, bëhet e ditur në raport.
Këto kanë ndodhur për shkak të mungesës së mjeteve buxhetore, të shkaktuara nga hyrja në obligime pa mjete të mjaftueshme, si dhe nga pagesat e realizuara nga thesari (marrja e buxhetit nga projektet që kanë mjete të lira).
Sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), ky ridestinim pa aprovimin paraprak të Kuvendit Komunal do të rrezikoj mos realizimin e projekteve të parapara sipas planit për projektet kapitale
“Shfrytëzimi i fondeve pa aprovimin paraprak të Kuvendit Komunal për ri destinim të mjeteve, pagesat e ekzekutuara me nenin 39.2 dhe pagesat me vendimet e gjykatave shpërfaqin kontrollet e dobëta në planifikim dhe realizim duke rrezikuar/ndikuar në mos realizimin e projekteve të parapara sipas planit për projektet kapitale”, thuhet në raport.
Ndërsa, kryetarit të komunës, Agim Aliut i është rekomanduar që të siguroj që në planifikim përfshihen të gjitha projektet, për të cilat ekzistojnë mundësitë reale të realizohen dhe të ndahet buxhet i mjaftueshëm për ekzekutimin e tyre. Nëse paraqitet nevoja për ri destinim të mjeteve, duhet të sigurohet aprovimi paraprak i Kuvendit Komunal
Ndryshe, ligji i buxhetit nr.06/L -133, neni 16 pika 9 përcakton se “Ndryshimet në shumat e alokuara për projektet ekzistuese apo zëvendësimin e projekteve kapitale të komunave, të prezantuara në tabelën 4.2, dhe projektet nga fondet e bartura nga vitet paraprake si dhe të regjistruara në SIMFK duhet të aprovohen paraprakisht nga Kuvendi Komunal.
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në raportin Vjetor të Performancës për vitin 2019 për komunën e Ferizajt ka identifikuar edhe parregullsi të tjera, ndërsa kryetari është pajtuar me të gjitha gjetjet dhe rekomandimet teksa ka premtuar se brenda 30 ditësh do të dorëzoj një plan të veprimit për zbatimin e rekomandimeve, i cili do të përfshij afatet kohore dhe stafin përgjegjës për implementimin e tij./arbresh.info/
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut