Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me sitautën e pandemisë ku zyrtarët shtetëror i kanë tejkaluar masat e respektimit kundër pandemisë Covid-19.
Ata shprehen të irrituar pasi institucionet ja ndaluan të zhvillojnë veprimtarinë në sallat e dasmave, ata po i mbajnë tubimet me masë të madhe të njerëzve, në këso salla.
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva, thotë bizneset kanë humbur mbi 30 mijë punëtor në kohë të pandemisë, raporton arbresh.info.
“Duke marr parasysh se në çfarë gjendje jemi e sidomos këto bizneset e kësaj veprimtarie. Këto biznese i kanë humbur mbi 30 mijë punëtorë. Duke u nisur që këto masa nuk kanë dhënë rezultat deri më sot që ne tani si Odë e Hotelerisë dhe Turizmit të kujdesemi për shëndetin e qytetarëve. Ne kemi qenë të bllokuar për organizime në këto dy qeveritë. E ato vendime që këto qeveri patën shpallur janë anti-kushtetuese”, deklaron Sogojeva.
Sogojeva ka thënë se udhëheqësit tanë i kanë tejkaluar masat që vetë i kanë ndaluar.
Drejtori i artistëve, Afrim Muqiqi, thotë se nga u.d Presidentja, Vjosa Omsani, kryeministri, Avdullah Hoti, e politikanë të tjerë i kanë shkelur masat për të cilat vazhdimisht kërkonin që të respektoheshin.
“Turp për juve, neve na kufizuat e tash po i mbani, e po kërkoni t’i mbani tubimet në sallat e dasmave”, është shprehur Muqiqi.
Sipas tyre nga këto masa të padrejta është dëmtuar një industri e tërë që përfshinë hotelet, restorantet, diskotekat, sallat e dasmave, kompanitë që angazhohen për këto organizime, por kryesisht diaspora që kryesisht mbanë këto ahengje./E.Ballazhi/arbresh.info/
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...
Arrestohet në Iran gazetarja italiane, shkoi për të raportua...
Petrit Kryeziu emërohet Kryeprokur i Prizrenit
Këto janë vendimet që mori sot qeveria
Kore e Jugut, ministri i Financave merr detyrën si president...
Kurti për Aeroportin e Prishtinës: Gjatë këtij viti është dy...