Zelanda e Re zbuti masat kufizuese, rihapi dyqanet me pakicë dhe hapësirat publike
Pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) ka infektuar njerëz në të gjithë botën, ndërkaq përhapja e saj ka bërë që bizneset në të gjithë botën të llogarisin kostot e tyre. Në Australi, gati 600 mijë njerëz e kanë humbur punën e tyre.
Shkalla e papunësisë në prill u rrit në 6.2 për qind pasi 594.300 njerëz u bënë tepricë për shkak të masave kufizuese të virusit, njoftoi agjencia australiane e lajmeve Associated Press (AP).
“Është regjistruar një ulje prej 220.500 vendeve të punës me orar të plotë dhe 373.800 njerëz në punë me orar të përkohshëm”, citoi shifrat zyrtare nga Byroja Australiane e Statistikave.
Në mars, norma ishte 5.2 për qind, e cila u rrit pas vendosjes së kufizimeve të rrepta për shkak të virusit.
Kryeministri i Australisë, Scott Morrison e cilësoi si të madh numrin e njerëzve që humbën punët e tyre si “shkatërruese” dhe “një ditë shumë të vështirë” për australianët.
“Pothuajse 600 mijë vende pune janë humbur, secila prej tyre është shkatërruese për këta australianë, për familjet e tyre, për komunitetet e tyre”, deklaroi sot Morrison në një konference për media.
Australianët, paralajmëroi kryeministri, duhet të përgatiten për njoftime të ngjashme pasi ndikimi i masave kufizuese vazhdon të jap efektin e saj.
“Ne e dinim se do të ketë lajme të vështira pasi pandemia shkaktoi një ndikim në Australi, ashtu sikur edhe në vendet e tjera në mbarë botën”, tha ai.
Prandaj, Morrison tha se “ne nuk pritëm të vendosnim mbështetjen ekonomike dhe afatet që ishin të nevojshme”.
“Kjo është bërë shumë, shumë javë më parë dhe në nivele rekorde me zgjerimin e JobSeeker për të mbështetur ata që nuk mund të qëndronin më tek punëdhënësit e tyre. Dhe, për herë të parë një numër shum i madh i tyre, do të kërkonin mbështetje për papunësinë ose në të vërtetë programin JobKeeper, i cili po bën pikërisht këtë. Mbajtja e njerëzve në punët e tyre”, shtoi ai.
Në fillim të këtij muaji, Banka Qendrore e Australisë parashikoi që Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) mund të tkurret me 10 për qind në gjysmën e parë të vitit, me papunësinë që pritet të arrijë në 10 për qind deri në qershor duke u rritur deri në vitin 2021.
Javën e kaluar, Kabineti Kombëtar miratoi një plan tre-etapësh për të kthyer gradualisht vendet e punës. Shtetet filluan të zbusin kufizimet që nga e hëna dhe lejuan mbledhjen deri në 10 persona, deri në pesë vizitorë nëpër shtëpi dhe disa udhëtime lokale dhe rajonale.
Australia deri më tani ka raportuar 6.989 raste me 98 vdekje nga COVID-19, tregojnë të dhënat nga Universiteti “Johns Hopkins”.
– Asnjë rast i ri në Zelandën e Re
Zelanda e Re sot nuk raportoi asnjë rast të ri me COVID-19 për ditën e tretë radhazi pasi vendi zbuti masat e virusit, njoftoi transmetuesi publik RNZ.
Vendi ishullor hyri në nivelin e dytë të alarmit, sipas njoftimit të kryeministres, Jacinda Ardern javën e kaluar.
Shitësit me pakicë dhe hapësirat publike kanë rifilluar funksionimin ndërsa shkollat ka të ngjarë të rihapen nga 18 maji.
Nëpër shtëpi lejohen takime deri në 10 persona, dasma, funerale dhe ceremoni fetare.
Zelanda e Re deri më tani ka raportuar 1.497 raste dhe 21 vdekje të lidhura me virusin./AA/
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës