Së shpejti për Ushtrinë e Kosovës do të ndërtohen edhe disa objekte ushtarake.
Tashmë është hapur tenderi për këto ndërtime, shkruan arbresh.info.
E, objektet që do të ndërtohen në kazermën në Prishtinë dhe kazermën në Istog dhe Pomozotin pritet të kushtojnë afër 2 milionë euro.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin për hapje të kontratës të bërë publik në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. Aty thuhet se për këtë ndërtim është planifikuar shuma prej saktësisht 1 800 000,00 euro.
Te përshkrimi i lëndës së kontratës thuhet se thuhet se realizimi duhet të bëhet sipas specifikimit teknik të kërkuar dhe të përcaktuar në dosjen e tenderit.
“AK i MM, ka për qellim që të lidhë një kontratë për furnizim me një OE, që do të ketë kapacitet të kryej ndërtimin e objekteve ushtarake të ndarë në dy pjesë, pjesa 1 Ndërtimi i objektit të QSU-së Pjesa 2 Ndërtimi i depove në kazermat Istog dhe Pomozotin. Realizimi i kontratës duhet të bëhet sipas specifikimti teknik të kërkuar dhe të përcaktuar në dosjen e tenderit dhe në njoftimin për kontratë. Qëllim i realizmit të kësaj kontratë është ngritja e operacionalitetit dhe efikasitetit në kryerjen e detyrave sipas misionit të MM-së dhe FSK-së”, thuhet në përshkrim.
Kohëzgjatja e kontratës është 500 ditë.
Ofrimi i çmimit më të ulët është kriter për dhënie të kontratës, ndërsa aty janë cekur edhe kushtet e pjesëmarrjes.
Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 28.07.2020.
Ndryshe dje, Ministria e Mbrojtjes ka hapur konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin 2020 – 2021.
Ky njoftim ishte publikuar në faqen zyrtare të Shtabit të Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, derisa përmes një videoje tregohen edhe detajet e tjera të këtij konkursi./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...