Qytetarët e Kosovës, një biletë aeroplani e paguajnë më shtrenjtë se ata të vendeve të rajonit. Kështu thonë disa nga udhëtarët e intervistuar nga Radio Kosova.
Ndërkohë, menaxherja e Zyrës së Informimit në Aeroportin Ndërkombëtar ”Adem Jashari”,Valentina Gara, tha për Radio Kosovën se me qëllim të uljes së çmimit për biletat e udhëtimit, janë duke punuar që të sjellin linja dhe kompani të reja.
Për një biletë aeroplani për ndonjë destinacion drejt Evropës e më larg, qytetarët e Kosovës paguajnë shumë më shtrenjtë krahasuar me vendet fqinje. Shpeshherë ata detyrohen të zgjedhin Shkupin, por në disa raste edhe qytetet e Serbisë, për shkak të çmimeve më të ulëta për bileta. Disa nga ata thonë për Radio Kosovën, se kjo gjendje është e pakuptimtë.
”Po si zakonisht. E sidomos kur është koha e sezonit, mjaft shtrenjtë”.
”Po shumë. 250 euro një drejtim për Paris, me Wiz Air nga Shkupi ka qenë vetëm 100 euro” , tha Hasanaj.
Menaxherja e Zyrës së Informimit në Aeroportin Ndërkombëtar ”Adem Jashari”, në Prishtinë, Valentina Gara, tha për Radio Kosovën se kjo kompani është duke punuar vazhdimisht në uljen e çmimit të disa shërbimeve, me qëllim që kjo të ndikojë në uljen e çmimit të biletave. Gara tha se do të sjellin kompani të reja për operim si dhe shtim të numrit të linjave.
”Jemi duke punuar vazhdimisht që të sjellim linja të reja dhe kompani të reja, me qëllim të ngritjes së konkurrencës. Besojmë se edhe kjo ndoshta sadopak do të kishte ndikim në uljen e çmimit të biletave”, tha Gara.
Ndërkaq, për mos zgjerimin e linjave për destinacione shtesë nga kompanitë e lira, Gara ka vënë në theks se kjo varet nga politikat e tyre biznesore se sa ajo u konvenon atyre.
”Ajo është se a kanë ata ndonjë interes biznesi në lëshimin e ndonjë linje të re, apo shtimin e fluturimeve ekzistuese të cilat i kanë” , tha Gara.
Duke e parë të nevojshme uljen e kostos për fluturimet ajrore si dhe shtimit të kompanive të lira në vend, Radio Kosova më herët kërkoi përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës – dikasteri i Aviacionit Civil, në këtë drejtim. Megjithatë, zyrtarë nga kjo ministri nuk i janë përgjigjur kërkesës sonë./RadioKosova
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim ...
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...