Google ADS

Aeroporti i Prishtinës promovon shërbimin e ri ‘Airport Helper’

07:10 | 30 Nëntor 2017
Arbresh.info

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA ka bërë të ditur se sot do te promovoj shërbimin e ri ‘Airport Helper’ një shërbim qe do t’u ofrohet shtesë udhëtareve të saj si aeroporti i parë në rajon me një shërbim të tillë.

Si anëtare e këtij shërbimi ANP ‘Adem Jashari’ do te jetë mikëprites i takimit vjetor ‘Airport Helper Meeting 2017’ ku do te marrin pjesë përfaqesues nga Aeroporti i Lyon-it, Mynhenit, Gjenevës, Romës, Napolit dhe Brukselit.

Andaj sot në zyrën e konferencave në Terminalin e Ri do të mbahet një konferencë për shtyp në lidhje me ketë shërbim i cili do te jetë në interes te informimit të udhëtarëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme