“Adem Jashari” përzgjedhet stacioni më i miri për arritje në 100% të performancës në kohë

14:20 | 5 Prill 2016
Arbresh.info

ANP ‘Adem Jashari’ përzgjidhet stacioni më i miri për arritje në 100% të performancës në kohë.

Easy Jet nderon ANP ‘Adem Jashari’ duke e përzgjedhur atë si stacioni më i mirë për performancë në kohë të procedimit të fluturimeve dhe udhëtarëve të saj duke lënë pas 600 stacione tjera aeroportuale në 30 shtete në botë.

Në certifikatën e prezantuar nga përfaqësuesit e Easy Jet kjo cilësohet një e arritur e jashtëzakonshme për një aeroport e në këtë rast kjo meritë i takon Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’.

Me këtë rast Drejtori Gjeneral i ANP’ Adem Jashari’ Haldun Firat Kokturk tha se kjo edhe njëherë dëshmon përkushtimin tonë për ofrimin e shërbimeve më kualitative për klientët.

Ky cmim i është ndarë për muajin shkurt 2016 duke arritur performancën në kohë në 100% të të gjitha fluturimeve të operuara në këtë aeroport.

Kjo është hera e dytë që ANP ‘Adem Jashari’ merr këtë cmim nga Easy Jet meqenëse të njëjtin cmim kishte marrë edhe në vitin 2014.

Easy JET operon në Kosovë që nga viti 2010 dhe tani ka 6 fluturime në javë për Basel, 4 fluturime në Gjenevë dhe në muajin e kaluar ka filluar edhe me 3 fluturime për destinacionin e Berlinit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme