Abrashi flet për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë: Shpronësimet problem për ndërtim

14:05 | 8 Tetor 2020
V. S.

Mos ndërtimi ende i rrugës Prishtinë-Mitrovicë, ishte çështja që deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu kërkoj shpjegim  nga Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi.

“ Pse nuk po përfundon ende ndërtimi i kësaj rruge “, kjo ishte pyetja e deputetit Haxhiu, raporton arbresh.info

E Ministri Abrashi, tha se problem jo vetëm për këtë rrugë por edhe për të tjera janë shpronësimet e tokave.

“ Një nga rrugët që është  trajtua më prioritet është edhe rruga Prishtinë-Mitrovicë. Me këtë rrugë jomë marr nga dita e parë. Kemi pas pengesa në shpronësim. Kemi pas takime të shumta më Kryeministrinë   dhe kamë kërkua fonde shtesë për shpronësim”./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/362231698462488

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme