Google ADS

Abdixhiku: Nis procedurat e zvogëlimit të rrogave në Trust

12:34 | 19 Mars 2018
Arbresh.info

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, ka treguar se ka nënshkruar rekomandimin e Komisionit për Buxhet që bën zvogëlimin e pagave të menaxhmentit të Trusitit.

Ai e konsideron se paga publike pre 5,000 mijë është disproporcionale e me realitetin ekonomik e social në Kosovë.

Ky është postimi i plotë i Abdixhikut:

Shkojmë edhe me një.

Sot nënshkrova rekomandimin e Komisionit për Buxhet që bën zvogëlimin e pagave të menaxhmentit të Trustit për 25%; e i nivelizon ato me të Bankës Qendrore. I falenderoj gjithë anëtarët e Komisionit që ideuan dhe votuan këtë rekomandim.

 

Konsideroj se paga publike prej 5,000 eurove është disproporcionale me realitetin ekonomik e social në Kosovë. Ajo para së gjithash paraqet mosrespekt ndaj takspaguesve kosovarë. Po me kaq puna jonë s’mjafton. Prandaj e ftojmë qeverinë që të sjellë Ligjin mbi Paga me qëllim të nivelizimit të tyre në vend – për të gjithë pa përjashtim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme