AAK: Licencimi i kompanisë nga Serbia për kodin telefonik të Kosovës, rast i paprecedent

12:10 | 19 Janar 2016
Arbresh.info

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Anton Berisha ka thënë sot gjatë një konference për media se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, vendimin e Qeverisë së Kosovës për licencimin e kompanisë nga Serbia për kodin telefonik të Kosovës e konsideron të paprecedent, transmeton arbresh.info.

“Qeveria ka udhëzuar autoritetin rregullativ t’i mundësoj Serbisë të operoj në Kosovë, një mundësi që operatorët në Serbi se kanë një gjë të tillë. Në lidhje me operatorin, serb ka një histori prej vitit 99 që Serbia të bëjë legal këtë operator.  Ne jemi përballur me kërkesa që operatorit serb t’i lejojmë të operoj në Kosovë. Por politika e atëhershme më dr. Rugovën na ka udhëzuar të ruajmë pavarësinë dhe tregun kosovar ai dhe resurset shtetërore”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, kjo marrëveshje dëmton rëndë Kosovën dhe resurset shtetërore./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme