Google ADS

AAK kërkon të mbyllet tregu për produktet që vijnë nga Serbia

11:22 | 12 Shkurt 2017
M. A.

Anëtari i Kryesisë së AAK’së, Avni Arifi ka kërkuar nga udhëheqësit e Shtetit të mbyllin tregun e Kosovës për produktet e Serbisë sa herë kjo e fundit pengon Kosovën për t’u anëtarësuar në mekanizma ndërkombëtarë.

“Nëse Kosova pengohet në anëtarësimin e saj në organizata ekonomike të mbyllet menjëherë tregu i Kosovës për çdo produkt apo shërbim nga Serbia”, ka shkruar Arifi, në një reagim në FB.

Ai ka thënë se Kosova duhet të ndryshojë rrënjësisht politikën ndaj Serbisë.

“I ka humbur kuptimi gjenerositetit dhe politikës afruese me çdo kusht”, ka thënë Arifit.

Sipas tij retorika dhe veprimet e qeverisë së Serbisë kanë imponuar që Kosova:

1. Të mos kërkojë tërheqjen e emrave të Komandantëve por të kërkojë nga INTERPOL-i ekstradimin e: Të gjithë Komandantëve të stacioneve policore Serbe në komunat e Kosovës gjatë procesit të spastrimit etnik në Kosovë; Shefit të Ushtrisë Serbe Dikoviç Konform dëshmive të Komitetit për të drejta të njeriut në Beograd; Zyrtarëve të sigurimit shtetëror Serb te njohur për torturat e bëra në Kosovë.

2. Nëse Kosova pengohet në anëtarësimin e saj në organizata ekonomike të mbyllet menjëherë tregu i Kosovës për çdo produkt apo shërbim nga Serbia.

3. Nëse Kosova pengohet në anëtarësim në UNESCO të ndërpritet çdo bashkëpunim me shtetin dhe shoqatat nga Beogradi në avancimin e trashëgimisë kulturore.

4. Nëse Kosova pengohet në lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj e njëjta aplikohet për qytetarë të Serbisë (përjashtim Lugina)

5. Nëse tabelat e veturave të Kosovës nuk pranohen në Serbi, as të tyre nuk pranohen në Kosovë

6. Nëse ata me mburrje thonë se kurrë nuk do ta njohin shtetin e Kosovës as Kosova kurrë nuk do të njeh asnjë interes ekzistues të Serbisë në Kosovë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme