Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për vendosje të normës për akcizë për gazet e naftës, 15 cent për litër.
“Vendimi i Qeverisë për vendosjen e normës së akcizës për “gazet e naftës dhe hidrokarbure tjera gazoike” në vlerë prej 0,15 EUR/litër, nënkupton ngritje të normës se akcizës për 50 përqind”, thuhet në reagimin e AAK-së.
Sipas AAK-së kjo rritje e cila nuk është paraparë me buxhetin e Kosovës për vitin 2015 tregon se Qeveria e Kosovës ka dështuar plotësisht edhe në planin ekonomik edhe buxhetor dhe tani merr vendime të paparashikuara e të cilat e dëmtojnë rëndë qytetarin dhe bizneset në Kosovë.
“Qeveria e Kosovës e cila i ka rritur shpenzimet e veta për t’i kënaqur ambiciet politike të aparatçikëve partiakë, në masë te paparë deri me tani, po vazhdon ta ngarkojë jetën ekonomike dhe sociale në Kosovë”.
Kjo rritje bëhet në kurriz të qytetarëve dhe biznesit me qëllim të mbulimit të humbjeve buxhetore që po bëhen për shkak të keqqeverisjes dhe abuz imit me paranë publike.
“Ky vendim është skandaloz, dhe duhet të revokohet sa më parë”, thuhet në reagimin e partisë së Ramush Haradinajt.
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...