Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA do të “shkatërrojë ekonomikisht Turqinë” nëse Ankaraja vendos të sulmojë grupet kurde në Siri.
Gjatë deklaratës, Trump i është referuar planit të tij për të tërhequr forcat amerikane nga Siria, ku ata se bashku me milicinë kurde po luftojnë kundër Shtetit Islamik.
Turqia e konsideron grupin kurd si organizatë terroriste.
Komentet e Presidentit Trump tërhoqën një përgjigjje të rreptë nga Turqia.
Menjëherë, pas “kërcënimit” të Trump, lira turke ra ndjeshëm kundrejt dollarit amerikan.
Më pas ajo e rikuperoi vlerën e saj, duke sugjeruar që komentet e tij kishin ndikim të kufizuar.
Marrëdheniet mes Uashingtonit dhe Ankarasë, historikisht kanë qenë të ngushta, politikisht, ekonomikisht dhe për nga ana ushtarake.
Turqia, anëtare e NATO-s, është partner jetik për SHBA-të, por gjatë viteve të fundit ka pasur tendosje mes dy vendeve.
Tendosjet u shfaqen hapur gjatë muajit gusht të vitit 2018, kur SHBA vendosi sanksione ndaj Turqisë mbi burgosjen e pastorit amerikan Andreë Bruson.
Ajo shënoi një nivel të ulët të marrëdhënieve dhe ishte një goditje e mëtejshme për një ekonomi tashmë të brishtë. SHBA gjithashtu dyfishuan tarifat për çelikun dhe aluminin turk atë muaj, duke çuar drejt një rënie të madhe të lirës turke.
Turqia u përgjigj njejtë, duke ngritur tarifat për makinat nga SHBA në 120%, për pije alkoolike në 140% dhe mbi duhani në 60%.
Në fakt, vetëm 5% e eksporteve turke drejt SHBA dhe Turqisë importojnë pak më shumë nga atje.
Marrëdhëniet tregtare të Turqisë me Kinën, Rusinë dhe Gjermaninë janë më të rëndësishme.
Por edhe pse tregu i përgjithshëm me SHBA nuk është aq i madh, ka sektorë kyç të prekshëm: transportin ajror, hekurin, çelikun dhe makinerinë – dhe këtu është vendi ku SHBA ka zgjedhur të synojë sanksionet e mëparshme.
Turqia historikisht ka pasur një deficit në tregtinë ndërkombëtare, pasi importon më shumë nga pjesa tjetër e botës sesa që eksporton.
Megjithatë, hendeku i tregtisë u ngushtua në mënyrë të konsiderueshme në vitin 2018, sidomos me dobësimin e lirës, gjë që i bëri eksportet e Turqisë më konkurruese dhe importet më të shtrenjta.
Turqia mund të preket lehtë mbi nivelet e larta të borxhit.
Deri në fund të shtatorit 2018, borxhi i jashtëm arriti në mbi 50% të produktit të brendshëm bruto (BPV) – vlerën e të gjitha mallrave dhe shërbimeve që prodhon në një vit ,sipas shifrave zyrtare.
“Kjo është thembra e Akilit e Turqisë,” thotë ekonomisti i Universitetit të York-ut Gulcin Ozkan.
Ka dy karakteristika të rritjes së borxhit të jashtëm të Turqisë që janë shqetësuese.
Ka një nivel relativisht të lartë të borxhit afatshkurtër, i cili duhet të shlyhet në të ardhmen e afërt. Kjo do të thotë të kesh një mbështetje më të madhe në financimin e jashtëm.
Përveç kësaj, pjesa më e madhe e borxhit të saj të përgjithshëm është në monedha të huaja si dollari amerikan dhe euro.
Pra, borxhi bëhet më i shtrenjtë, pasi monedha turke humbet vlerën dhe forcohen monedhat e tjera, të tilla si dollari amerikan.
Është e rëndësishme të theksohet se ekonomia turke po rritet fuqishëm për pjesën më të madhe të periudhës që nga viti 2001
Por, besimi në Turqi ka filluar të bjerë vitin e kaluar lidhur me shqetësimet që ekonomia po mbiprodhon për shkak të shpenzimeve dhe huamarrjes së madhe.
Përveç kësaj, qeveria turke ka marrë disa fuqi nga banka qendrore, duke bërë që investitorët të shqetësohen për drejtimin e politikës fiskale.
Pra, çdo pasojë me SHBA-të mund të thyejë më tej pikëpamjet e tregjeve financiare për shëndetin e ekonomisë turke.
“Kjo mund të çojë në një rënie të hyrjeve të kapitalit dhe të ndikojë në vlerën e monedhës turke,” thotë ekonomisti Gulcin Ozkan.
Por, duke pasur parasysh rëndësinë e marrëdhënieve politike dhe strategjike me Turqinë, e cila ndan kufijtë me Sirinë, Irakun dhe Iranin, SHBA-ja mund të dëshirojë që të bëj kujdes me veprimet e saj.
Turqia është marrësi më i madh i pajisjeve mbrojtëse të SHBA pas Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe shumica dërrmuese e forcës së saj ajrore është furnizuar nga SHBA.
Ajo gjithashtu pret forcat e SHBA dhe NATO-s në bazën e saj ajrore në Incirlik, në jug të vendit.
Pra, Turqia mund të jetë ekonomikisht e prekshme, por politikisht dhe strategjikisht mbetet shumë e rëndësishme./BBC/ Përktheu: Arbresh.info/
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...