Shërbyesit civilë që punojnë në institucionet e Kosovës, gjatë vitit të ardhshëm mund të marrin edhe një lajm të gëzuar. Atyre ka shumë gjasa që t’u rriten përsëri pagat. Shefi i FMN’së në Kosovë, Ruud Vermeulen ka treguar për Express se Qeveria e ardhshme mund ta bëjë këtë rritje brenda rregullores së faturës së re të pagave, që hyn në fuqi vitin e ardhshëm
“Po, presim se do të ketë hapësirë për rritje mesatare të pagave brenda limiteve të rregullores së faturës së pagave e cila do të futet në fuqi vitin e ardhshëm. Rregullorja parasheh që fatura e pagave në sektorin publik nuk mund të rritet më shpejt se GDP-ja formale. Brenda këtyre limiteve, ne besojmë se rritjet e pagave janë të qëndrueshme; mbi këto limite, atëherë i futemi problemeve duke e komprometuar buxhetin dhe ekonominë”, ka thënë për Gazetën Express shefi i FMN’së në Kosovë, Ruud Vermeulen.
Rritje të pagave pati premtuar edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Gjatë një mbledhje të qeverisë, Mustafa kishte kërkuar nga Ministria e Financave, që në koordinim me Fondin Monetar Ndërkombëtar, të propozojë mundësinë e rritjes së pagave për shërbyesit civilë, për punëtorët e arsimit dhe ata të shëndetësisë.
Ai ka thënë se gjatë kësaj periudhe ka pasur qëndrueshmëri të mirë buxhetore dhe lëvizje të
Rritje të pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarve publik, prej 25 deri në 50 për qind ka pasur edhe në vitin 2014 dhe edhe më herët më 2011, vite këto kur ka pasur zgjedhje në Kosovë.
Sipas të dhënave zyrtare, paga neto mesatare në Kosovë për sektorin publik është mbi 400 euro në muaj, derisa, sipas të dhënave të organizatave ekonomike në sektorin privat, paga mesatare është rreth 349 euro.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...