Beqaj: Jemi të përkushtuar në ngritjen e aftësive inovative te të rinjtë

14:58 | 16 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë është e përkushtuar në ngritjen e aftësive inovative te të rinjtë, me qëllim të krijimit të vendeve të punës, shkruan arbresh.info.

Kështu tha ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj në hapje të Konferencës së parë Ndërkombëtare “Shoqëria e mbështetur në dije si strategji për zhvillim më të shpejtë ekonomik”, të organizuar nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Hasan Prishtina”.

Po ashtu, ministri Beqaj ka theksuar edhe rëndësinë që ka investimi në hulumtim dhe zhvillim, për rritje të produktivitetit, si dhe nxitja e përdorimit të teknologjive të reja tek bizneset ekzistuese, për t’u bërë konkurrente, për të rritur produktivitetin dhe për të plotësuar standardet.

Konferenca e parë Ndërkombëtare “Shoqëria e mbështetur në dije si strategji për zhvillim më të shpejtë ekonomik” po organizohet nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Hasan Prishtina” dhe do të zgjasë dy ditë. Në të po marrin pjesë profesorë eminentë të fushës së ekonomisë nga disa universitete të Evropës./arbresh.info/

Të ngjashme