Google ADS

80 për qind e grave janë joaktive në tregun e punës

07:44 | 4 Tetor 2017
Arbresh.info

Instituti Demokraci për zhvillim (D4D), organizon sot shënimin e ditës ‘Gratë bashkëmoshatare për zhvillim’.

Fjalimet hapëse do të mbahen nga Shpend Emini, Drejtor Ekzekutiv D4D, znj. Miranda Jolicoeur, zëvendësdrejtoreshë, Zyra për Demokraci dhe Qeverisje – USAID dhe znj. Linda Shala, Zëvendëskryetare e Odës Ekonomike të Grave – G7.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit ‘Gratë për zhvillim: Aktivizimi i grave në treg të punës’.

Të dhënat e fundit në Kosovë flasin se rreth 80.2% e grave janë joaktive në tregun e punës. Duke qenë jashtë punës, jo vetëm që pengohet zhvillimi ekonomik i përgjithshëm në vend, por kjo dëmton edhe pozitën e përgjithshme të gruas në shoqëri.

Aktiviteti ka për qëllim që grave të reja t’u ofrohet mundësia  të njihen për së afërmi me përvojën e grave të suksesshme në fusha të prodhmitarisë, ofrimit të shërbimeve dhe ndërmarrësisë. Kjo mëton të shërbejë si mënyrë për t’i motivuar gratë e reja  për t’u aktivizuar në  tregun e punës.

Panelet e diskutimit dhe të rrjetëzimit do të kenë përfaqësuese gra të suksesshme nga sfera e prodhimtarisë, shërbimeve dhe ndërmarrësve të reja, duke përfshirë:  Syzana Aliu, Magic Ice; Besa Berisha, Univerzum Audit; Melita Ymeraga, Melita&Partners; Donjeta Sahatçiu, Rrota; Gëzime Rexhepi – Çollaku, Bardha; Venera Biçaku, Jetë o Jetë; Annea Hapçiu, KosovaLive360 dhe Zana Idrizi, Girls Coding Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme