Për Bordin Mbikëqyrës të “Trepçës” kanë aplikuar 118 persona, derisa për intervistë janë përzgjedhur 75 kandidatë. Ligji për “Trepçën” parasheh që në këtë bord duhet të jenë të përfshirë gjithsej 9 anëtarë. Tre nga komuniteti serb, ku prej tyre dy përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe një përfaqësues i punëtorëve. Ndërsa nga shqiptarët një përfaqësues i Sindikatës dhe pesë të Qeverisë, raporton Gazeta ”Zëri”
Pas shumë zvarritjeve ka nisur intervistimi i kandidatëve për anëtarë të Bordit të gjigantit metalurgjik “Trepça”, por edhe më tutje nuk dihet saktë se kur do të jetë funksional ky bord.
Zyrtarë nga Zyra e Kryeministrit kanë bërë të ditur se për Bordin Mbikëqyrës të “Trepçës” kanë aplikuar 118 persona, derisa për intervistë janë përzgjedhur 75 kandidatë.
Ligji për “Trepçën” parasheh që në këtë bord duhet të jenë të përfshirë gjithsej 9 anëtarë. Tre nga komuniteti serb, ku prej tyre dy përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe një përfaqësues i punëtorëve.
Ndërsa nga shqiptarët një përfaqësues i sindikatës dhe pesë të Qeverisë, shkruan më tutje “Zëri”.
Në Qeverinë e Kosovës thonë se procesi është duke vazhduar deri në fazën e vlerësimit të radhës, ku pritet të bëhet përzgjedhja e listës së ngushtë të aplikantëve.
“Për Bordin Mbikëqyrës të ‘Trepçës’ kanë aplikuar 118 persona, derisa për intervistë janë përzgjedhur 75 kandidatë. Në këtë moment që po ju shkruaj procesi po vazhdon dhe tani vjen faza e vlerësimit të radhës dhe selektimit të listës së ngushtë. Por kjo ende nuk ka ndodhur”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Zyrës së Kryeministrit.
Ata më tutje kanë premtuar se do të informojnë me kohë për procedurat e tjera kur Komisioni Rekomandues ta përfundojë këtë pjesë./zëri.info/
Djegia e karrigeve të Kuvendit, reagon Rama: Ne mbjellim, at...
Veliaj: Pensionistët e Tiranës do të udhëtojnë falas nga 1 J...
Koreja e Jugut shfaq raketën që mund të shkatërrojë bunkerët...
Ronaldo: Për mua tani është të kënaqem dhe të ndihmoj ekipin...
Kapen mbi 200 kg kokainë në Itali, në pranga 3 shqiptarë
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Gjermani, takohet me Presi...