Shpesh herë janë dërguar kritika drejt Qendrës Klinike Universitare e Kosovës për papastërti në objekt.
Por, së paku për 6 muaj në hapësirat e brendshme të saj pritet të mos jetë ky problem, shkruan arbresh.info.
Kjo pasi tashmë është dhënë tenderi për pastrim të tyre.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin për nënshkrim të kontratës të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullatv të Prokurimit Publik.
E tenderi me titull ‘Pastrimi i hapësirave te brendshme te QKUK-së’ ka kushtuar mbi 700 mijë euro Aty thuhet gjithashtu se fituese ka dalë kompania “LAGUNA SH.P.K.” nga Prishtina ndërsa çmimi ka arritur në 725.373,90 euro.
Ky OP ishte i vetmi që kishte aplikuar për këtë kontratë ndërsa kishte ofruar çmim të përafërt me atë sa ishte paraparë në shpallje të tenderit.
Këto para thuhet të jenë ndarë nga buxheti i konsoliduar i Kosovës./arbresh.info/
ECPMF, Kurtit: Anulojeni menjëherë vendimin për bojkotimin e...
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, fla...
Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin
Krasniqi në Prishtinë: Ky përkushtim, dëshmi e fitores së PD...
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...