“70 përqind të kosovarëve kriza i gjeti pa punë”.
Kështu thuhet në raportin “Tregjet e Punës të Ballkanit Perëndimor nën krizën COVID-19“, të publikuar nga Banka Botërore.
Aty bëhet e ditur gjithashtu se në Kosovë pasiviteti është rritur madje përpara krizës
“Megjithatë, pjesëmarrja e fuqisë punëtore ka vijuar të jetë e ulët deri në krizën COVID-19. Në vitin 2019 qe rritur paksa (0,3 pikë përqindjeje) në 52,7 për qind, një pjesë e së cilës falë hyrjes të më shumë grave në tregun e punës. Përmirësimet kanë ndodhur më së shumti në Shqipëri dhe në Malin e Zi, ku shkalla e pjesëmarrjes është rritur me më shumë se 1 pikë përqindjeje. Por, kur filloi kriza, thuajse një e dyta e popullatës së rajonit në moshë pune qe jo aktive. Në Kosovë, pasiviteti qe rritur madje përpara krizës; 70 për qind të kosovarëve kriza i gjeti pa punë”, thuhet në raport.
Banka Botërore ka njoftuar gjithashtu se pasojat e krizës janë ende duke u shpalosur, teksa ka bërë thirrje për rritje të investimeve.
“Në periudhën afatgjatë, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të rrisin edhe investimet në aftësi dhe të zgjerojnë mundësitë për zhvillim të aftësive. Për ta ulur rrezikun e automatizimit dhe për ta përmirësuar cilësinë e vendeve të punës, rajoni duhet të rritë investimet në aftësitë themelore dhe në aftësi moderne “të ekonomisë së re”, të tilla si aftësitë në TIK, aftësia për të zgjidhur probleme, kreativiteti, komunikimi dhe aftësia në marrëdhënie me njerëzit, të cilat do t’u japin mundësi punonjësve të tanishëm dhe të ardhshëm të përshtaten me tregjet e punës të cilat janë duke pësuar ndryshime të vrullshme”, thuhet më tej në raportin Tregjet e Punës të Ballkanit Perëndimor nën krizën COVID-19“, të publikuar nga Banka Botërore./arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...