Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka deklaruar sot se 70 objekte publike duke përfshirë aty ato universitare e spitalore do të bëhen efiçente gjatë vitit 2018.
Lluka ka thënë se në muajin shkurt do të inaugurohen 12 prej tyre, shkruan arbresh.info.
“70 objekte publike do të bëhen efiçente, si objektet universitare, spitalore të cilat do të ndryshohen, në muajin shkurt ose mars do të inaugurohen 12 prej tyre”, ka thënë Lluka gjatë konferencës së fundvitit me gazetarë.
Sipas tij, Projektligji për efiçence të energjisë është draftuar dhe pritet t’i dërgohet Kuvendit në fillim të vitit 2018.
Ky Projektligj parasheh krijimin e një fondi të pavarur për efiçencën e energjisë./arbresh.info
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të