Rreth 70 ish-minatorë të kombinatit metalurgjik “Trepça” që nga muaji prill kanë mbetur pa pensione të parakohshme. Kjo për arsye se Ligji për Skemat Pensionale të financuara nga shteti, i cili është miratuar në maj të vitit 2014, ka paraparë se të drejtën e pensioneve të parakohshme mund ta gëzojnë të gjithë punëtorët prej moshës 50 – 65 vjeç, shkruan Zëri.
Ish-minatorët thonë se nga viti 2004 gëzojnë këtë të drejtë pasi që, sipas tyre, ekipi i mjekëve, i organizuar nga Qeveria e Kosovës, pas një kontrolli kishin konstatuar përse këta minatorë kanë humbur aftësinë për ta vazhduar punën.Ata thonë se me këtë ndërprerje të pensioneve është bërë një padrejtësi ndaj tyre. Përmes një letre të hapur ata kanë kërkuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale që t’i vazhdojë pensionet ose kthimin në vendin e tyre të punës. Por, në Ministrinë e Punës kanë thënë se këta minatorë kanë mbetur jashtë skemës pensionale për arsye ligjore, ndërsa nuk kanë treguar se çka do të ndodhë me fatin e tyre.“Departamenti i Pensioneve nga janari 2015 ka filluar të pranojë aplikacionet për skemën e pensioneve të parakohshme konform Ligjit 04/L-131 dhe një numër i ish-përfituesve si rezultat i mosplotësimit të moshës (50 deri 65 vjet) nuk kanë mundur të parashtrojnë fare kërkesë, kështu që kanë mbetur jashtë skemës, gjithnjë në zbatimit të ligjit nga ana e MPMS-së.
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...