600 mijë euro i kushtoi komunës së Prishtinës sinjalizimi i rrugëve

11:55 | 10 Janar 2020
Arbresh.info

Rreth 600 mijë euro do të i kushtoj komunës së Prishtinës sinjalizimi i rrugëve.

Tenderi që tashmë i është dhënë kompanisë, ‘RSM  Company SH.P.K.’ nga Çagllavica i ka kushtuar Kuvendit Komunal të Prishtinës saktësisht plotë 593.650,00 euro, shkruan arbresh.info.

Por këtu kishin aplikuar edhe tri kompani të tjera por që emrat e tyre dhe çmimet që kanë ofruar nuk janë paraqitur në këtë njoftim.

Në faqe të komunës së Prishtinës thuhet se këto para janë ndarë nga të hyra vetanake.

Në njoftimin për dhënie te kontratës të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se do të bëhet sinjalizimi horizontal dhe vertikal i rrugëve dhe vendbanimeve. Ndërsa vendndodhja kryesore e punëve do të caktohet sipas kërkesave te zyrtareve te Autoritetit kontraktues.

Kohëzgjatja e kontratës do të jetë 24 muaj apo 2 vite.

Data e planifikuar për nënshkrimin e kontratës është 13 janar 2020.

Se mungesa e sinjalizimit të rrugëve ka qenë një nga shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve në Kosovë e kanë thënë disa herë edhe ekspertët e komunikacionit.

E kështu u pat deklaruar edhe zëvendësministri në Ministrisë së Infrastrukturës, Rexhep Kadriu i cili dyte më parë kishte premtuar sinjalizim të shpejt të rrugëve,

“Ndërsa hap tjetër i shpejt që do të ndërmerret është edhe sinjalizimi i rrugëve të Republikës së Kosovës, sepse nuk kemi sinjalizim të mjaftueshëm dhe të duhur në rrugët tona edhe pse standardi i rrugëve në Kosovë është në rritje”, kishte thënë Kadriu. /arbresh.info/

 

ZKA ndan afër 50 mijë euro për përkthim të dokumenteve

ZKA ndan afër 50 mijë euro për përkthim të dokumenteve

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme