Rreth 5 euro ka kushtuar një kilogram mish derri i importuar nga Serbia.
Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, saktësisht 4.75 euro e ka blerë Kosova një kilogram të këtij lloji të mishit gjatë muajit që lamë pas.
E gjatë tërë prillit kanë hyrë mbi 2 mijë kilogramë të mishit të derrit joshtëpiak, të freskët dhe pjesëve të tij. Në të dhënat e doganës së Kosovës dërguar arbresh.info thuhet se në muajin e parë pas largimit të taksës nga shteti fqinj në Kosovë kanë hyrë 2.150 kilogramë mish derri në vlerë prej 10.223.
Nga Serbia janë importuar edhe lloje të tjera të mishit si ai i gjedhit dhe pulës.
Kujtomë që vitin që lamë pas pikërisht në Serbi kishte rënë murtaja afrikane e derri dhe shumë vende kishin ndaluar importin e këtij produkti.
Edhe Agjencia maqedonase për Ushqimin dhe Veterinarinë (AUV) kishte ndaluar importin e mishit të derrit dhe nënprodukteve të tij nga Serbia si edhe importin dhe tranzitin e derrave të butë dhe të egër nga i njëjti vend, pas njoftimeve se atje ishte shfaqur murtaja afrikane.
Ndryshe arbresh.info kishte raportuar qe pas heqja së taksës doganore ndaj mallrave serbe, për një muaj në Kosovë kishin hyrë mallra që kanë kapur vlerën e mbi 16 milionë ose saktësisht 16,077,747.55 euro.
Produktet e importuara nga Serbia janë të ndryshme duke filluar nga ato ushqimore, veshmbathje e deri te veglat e punës e mobiliet.
Ndërsa që nga 1 prilli nga Kosova në Serbi janë eksportuar marra në vlerë vetëm rreth 5 milionë euro ose saktësisht 4,825,460.68 euro./arbresh.info/
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?