Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) është duke siguruar një kredi të lartë prej 39.900.000 € për të financuar modernizimin e infrastrukturës hekurudhore të Kosovës, thellimin e integrimit rajonal dhe forcimin e zhvillimit ekonomik të vendit.
Ky është transaksioni më i madh i BERZH-it në Kosovë deri më sot dhe investimi i parë i Bankës në sektorin e transportit të vendit. Projekti do të përmirësojë lidhjen midis rrjetit hekurudhor të Kosovës dhe rrjetit evropian, përmes Korridorit VIII dhe Korridorit X në IRJ të Maqedonisë në jug të vendit dhe deri tek kufiri në veri me Serbinë.
Kredia për infrastrukturë e Hekurudhave te Kosovës (Infrakos), do të sigurojë fonde për të përmirësuar lidhjen hekurudhore ndërkombëtare të Kosovës, përmes korridorit të 10të. Kjo linjë do të jetë e gjatë 148 kilometra, dhe e ndarë në tre seksione: seksioni jugore Fushë Kosovë – Kufiri me Maqedoninë; pjesa qendrore Fushë Kosovë-Mitrovicë; dhe linja deri tek pjesa veriore e Mitrovicës.
Krahas kredisë së BERZH-it, edhe Banka Evropiane e Investimeve është duke kontribuar në këtë projekt. Projekti gjithashtu përfiton nga mbështetja e donatorëve të rëndësishme me grante investive të ofruara nga Bashkimi Evropian dhe grante për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor.
Zëvendëspresidenti i parë i BERZH, Phil Bennett, tha se “një infrastrukturë e mirë-zhvilluar dhe modern transporti është kryesore për arritjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike. Ne jemi krenar të kemi këtë linjë si projektin tonë të parë të transportit në ven Si e vetmja lidhje hekurudhore ndërkombëtare e Kosovës është me rëndësi jetike për integrimin e mëtejshëm të vendit në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare. Lidhjet e përmirësuara të transportit do të kontribuojnë në masë të madhe në rritjen e tregtisë dhe bashkëpunimit rajonal dhe pan-evropiane. ”
Ndërkohë ministri i Financave i Kosovës, Avdullah Hoti, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes në selinë e BERZH në Londër, tha se “ky është një projekt i lartë me prioritet për Kosovën për modernizimin e linjës hekurudhore, që do të sjellë përfitime të shumëfishta politike dhe ekonomike në vend. Ai është një hap shumë i rëndësishëm drejt përmirësimit të lidhjeve kombëtare dhe ndërkombëtare të tregtisë dhe në rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së pasagjerëve dhe ngarkesave në tranzit”.
Projekti hekurudhor I quajtur “Kosovo Rail Route 10”, është pjesë e rrjetit të Ballkanit Perëndimor në zgjatjen e linjave hekurudhore, dhe shtimin e Rrjeteve të Transportit Trans-Evropian, i cili është pjesë e një agjende më të gjerë të Bashkimit Evropian për të promovuar lidhjet përmes transportit në tërë rajonin tonë.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...