Google ADS

350 mijë euro i kushtoi shtetit furnizimi me targa të veturave për 6 muaj

10:12 | 11 Qershor 2020
Arbresh.info

Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur kompaninë fituese që do ta furnizoj me targa për automjete.

E, furnizimi për 6 muajt e ardhshëm i ka kushtuar buxhetit të Republikës së Kosovës rreth 350 mijë euro, shkruan arbresh.info.

Në njoftimin për nënshkrim të kontratës të bërë publik nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik thuhet se OE fitues kishte ofruar vlerën e kontratës përafërsisht sa edhe ishte parashikuar me hapje të kontratës, ose saktësisht 338 172,48 euro.

Këtë tender e ka fituar grup i Operatorëve Ekonomik “G.S.G SH.P.K.; KIG d.d.; KIG KGA d.o.o.”, i cili ka qenë i vetmi që ka aplikuar.

Aty thuhet gjithashtu se kontrata nuk ka gjasa të nënkontraktohet.

Kompania e parë ‘G.S.G SH.P.K.’, është regjistruar si shoqëri me përgjegjësi të kufizuara në Agjencinë e Regjistrimit të Biznese të Kosovës në vitin 2015.

Kjo kompania në pronësi të Jon Arifit ka kapital prej 1 mijë euro, ndërsa ka te regjistruar 5 punëtorë. Si aktivitet primar ka prodhimin e aluminit.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë lëshon disa lloje të targave. Disa nga to janë targa të rëndomta, provuse, të përkohshme, të Institucioneve, për shërbime emergjente etj.

MPB ka bërë të ditur gjithashtu se pronari i automjetit me rastin e regjistrimit të automjetit, ka të drejtë të bëjë porosi për targa me numrat dhe shkronjat e dëshiruara.

Numrat e zgjedhur janë tre shifror, duke filluar nga numrat 101 deri në 999 dhe kombinimi i mundshëm i shkronjave.

Taksat për targa me porosi janë përcaktuar me vendimin mbi tarifat./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme