Të dhënat e fundit të publikuara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) konfirmojnë se nga fillimi i procesit të privatizimit e deri më tash 1530 ndërmarrje shoqërore (NSH) në vlerë prej 593 milionë euro janë blerë nga biznesmenë kosovarë, derisa vetëm 34 NSH në vlerë prej 100 milionë euro janë blerë nga biznesmenë të huaj, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Në tërë procesin e privatizimit janë vetëm 423 mijë euro të ardhura nga Gjermania
Të dhënat e fundit të publikuara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) kanë nxjerrë të vërteten e privatizimit në Kosovë që nga përfundimi i luftës e deri më tash.
Në vazhdimësi ishte thënë se në procesin e privatizimit kanë marrë pjesë shumë kompani të mëdha nga shtete të ndryshme të botës.
Por, duke u bazuar në të dhënat zyrtare të publikuara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) shihet se që nga fillimi i privatizimit e deri më tash 1 mijë e 530 ndërmarrje shoqërore apo nga 85,5 për qind të ndërmarrjeve të shitura në vendin tonë blerësit janë në Kosovë.
Për blerjen e këtyre ndërmarrjeve biznesmenët del se nuk kanë shpenzuar shuma të vogla. Në total vlera e përgjithshme e përfitimeve arrin në 593 milionë e 319 mijë e 842 euro/gazeta zëri/
Vjen reagimi i FFK-së: Vendimi i UEFA-s konfirmon veprimet e...
Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje t...
Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të mitur...
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...