Ambasadori i BE-së mirëpret miratimin e Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike

14:03 | 12 Tetor 2020
V. S.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është shprehur i lumtur pas miratimit në parim të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.

“I lumtur që Kuvendi i Kosovës përfundimisht arriti që me sukses ta kalojë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike në lexim të parë. Shpresoj që deputetët do t’i kenë parasysh komentet e bëra nga BE dhe aktorët tjerë ndërkombëtar në punën për finalizimin e këtij ligji të domosdoshëm”, ka shkruar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme