Punëtorët e Postës në grevë, qytetarët nuk mund t’i kryejnë shërbimet e tyre

09:37 | 9 Korrik 2018
Arbresh.info

Punëtorët e Postës së Kosovë kanë hyrë sot në grevë. Sipas njoftimit nga Sindikata e këtyre punëtorëve sot do të mbyllen të gjitha zyrat postare në Kosovë.

“Ju njoftojmë se të hënën, më 9 korrik 2018, do të hyjmë në grevë të përgjithshme duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit deri në ora 21:00 në mbrëmje dhe nuk do të ofrohet asnjë shërbim në asnjë nga zyrat postare. Veprimet tona nuk do të ndalën as ditëve në vijim deri në plotësimin e kërkesave tona”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.

Arbresh.info ka qëndruar në lokalet e Postës që ndodhet në rrugën “UÇK” në Prishtinë ku siç shihet në pamjet më poshtë, punëtorët nuk janë duke punuar dhe qytetarët nuk po mund t’i kryejnë shërbimet e tyre.

Arsyeja e mbajtjes së grevës është kriza financiare e PTK-së dhe mosdhwnia e pagave për punëtorët e saj./Arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1861603430571407/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme