23 milionë euro për mbështetjen e fermerëve në bujqësi

11:14 | 1 Mars 2016
Arbresh.info

Ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi ka prezantuar Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2016 dhe programin për pagesat direkte 2016, të cilat sivjet përfshijnë në buxhet prej 46 milionë euro.

Ministri Krasniqi tha se programi i sivjetëm është bërë në harmoni edhe me disa prej rekomandimeve që kanë dhënë vet fermerët.

“Janë 3 milionë euro më shumë në këtë vit më shumë se në vitin e kaluar për fondin mbështetës të fermerëve. Suksesi nuk qëndron vetëm tek mjetet por edhe te efikasiteti dhe transparenca që mbetet objektivë parësore”, tha Krasniqi.

Ai tha se me këtë program ka disa ndryshime për lehtësimin e kritereve për aplikim nga ana e fermerëve.

Krasniqi tha se ky program është në shërbim fermerëve duke arrit standardet evropiane. Fazat e aplikimit në këtë vit janë në dy faza, sepse në vitin e kaluar ka qenë një fazë e aplikimit. Me këtë program, ai pret të hapen 3 mijë vende ë punës me mbështetjene agrobizneseve.

Sipas tij, në vitin e kaluar në sektorin e bujqësisë ishin punësuar 2 mijë e 500 punëtor.

Ministri Krasniqi tha se edh e programi i vitit të kaluar shënuar rezultat në shtimin e tokave në prodhim, e cila sipas tij ka ndikuar në zëvendësimin e importit të produkteve bujqësorë. Ministri tha se importi ende mbetet i lartë për këto produkte.

“Vazhdon përkrahja e sektorit të pemëve, perimet, sektori i mishit, sektori i qumështit, sektori i rrushit, sektori i vezëve etj. Janë bërë disa lehtësi për aplikim të fermerëve për grante në bujqësi”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme