Google ADS

220 milionë euro nga letrat me vlerë

09:13 | 13 Tetor 2017
Arbresh.info

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se deri në qershor 2017 numri i ankandeve për emetimin e letrave me vlerë të Qeverisë së Kosovës arriti në 10.

“Vlera e shpallur në ankande ishte 220.0 milionë euro”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.

Sipas BQK-së në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, numri dhe vlera e emetuar e bonove të thesari u zvogëlua, përderisa numri dhe vlera e fletë-obligacioneve të emetuara u rrit.

“Ndërsa, deri në qershor 2017 si numri ashtu edhe vlera e emetuar e bonove të thesarit dhe fletë-obligacioneve është ndarë në mënyrë të barabartë”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton RTKlive.

Sipas afatit të maturimit, struktura e letrave me vlerë të Qeverisë së Kosovës vazhdon të tregon tendencë të zhvendosjes nga letrat me vlerë me maturitet afatshkurtër (364 ditë) në letra me vlerë me maturitet afatgjatë (2 vite).

“Kategoria kryesore në strukturën e letrave me vlerë vazhdon të mbetet ajo e bonove të thesarit me afat maturimi 364 ditë, pasuar nga fletë obligacionet me afat maturimi dy vite, e cila ishte kategoria me rritjen më të madhe deri në qershor 2017”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme