Qeveria e Kosovës do të nisë negociatat të marr grant nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Linjën Hekurudhore 10, shkruan arbresh.info.
Sipas rendit të ditës të siguruar nga arbresh.info, në mbledhjen e sotme të Qeverisë do të merret ky vendim, dhe është pikë e 11 e rendit të ditës.
Projekti për Rehabilitimin e Linjës 10 hekurudhore, që përshkon shtatë shtete përfshirë Kosovën, është projekt i parë nga Lista prioritare e projekteve infrastrukturore të Kosovë, i cili do të nisë zbatimin.
Ky projekt që rrjedh nga agjenda e Berlinit, përkatësisht nga takimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor i udhëhequr prej kancelares Merkel që u mbajt në vitin 2014 në Berlin, do të kushtojë mbi 160 milion euro vetëm për linjën që kalon nëpërmjet Kosovës.
Asokohe ky investim ishte vlerësuar me rëndësi të madhe strategjike që do të ndikoj në zhvillimin socio-ekonomik të vendit.
“Pa dyshim se një projekt i tillë do të kontribuoj në zhvillimin ekonomik dhe social, hapjen e vendeve të punës dhe avancimin e bashkëpunimit ndër fqinjësorë. Një projekt i tillë do të forcoj rajonin dhe do ta afrojë atë edhe më tepër me shtetet e Bashkimit Evropian”, kishte thënë ish-Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku.
BE-ja do të alokojë 40 milionë euro, grant për financim të projektit, me mundësi të financimit shtesë me 40 milion euro të tjera përmes Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor.
Linja 10 është pjesë e rrjetit kyç hekurudhor të Ballkanit Perëndimor dhe Rrjetit Trans-Evropian të Transportit.
Kjo linjë është një nga linjat Pan-Evropiane, e cila fillon nga Salzburgu, dhe kalon nëpër Austri, Slloveni, Kroaci, Serbi, Kosovë, Maqedoni dhe përfundon në Selanik të Greqisë.
Sipas projektit 148 km të linjës 10 në Kosovë janë të ndara në 3 faza: Maqedoni – Fushë Kosovë (64 km), Fushë Kosovë – Mitrovicë (34.4 km) dhe Mitrovicë – Serbi (42 km)./arbresh.info/
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...